E shtunë, 25 Shtator, 2021
8.5 C
Tirana

Martesat dhe refuzimi nga familja/ Të panjohurat e djalit të Bin Laden

Hamza Bin Laden, djali i ish-liderit të Al-Kaeda Osama Bin Laden ka ndërruar jetë. Lajmi është raportuar për NBC në Uashington nga burimet e inteligjencës të mbledhura nga Shtetet e Bashkuara, por pa dhënë detaje të tjera. Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump ka refuzuar që të komentojë për këtë çështje. Njëjtë sikur edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton. Hamza Bin Laden u shfaq në publik për herë të fundit në vitin 2018, kur u bëri thirrje njerëzve të revoltohen kundër gadishullit arabik.

Kush ishte Hamza Bin Laden?

Hamza Bin Laden ishte djali i Osama Bin Laden dhe Khairiah Sabar, një nga tre ish-gratë e mbijetuara të liderit të al-Kaedas. Ajo jetoi me të në kompleksin ku edhe u vra në 2011-ën, në Pakistan.

Sipas Departamentit Amerikan mendohet që Hamza të ketë qenë rreth 30 vjeç. Pasi dyshohet të ketë lindur në vitin 1989, por një tjetër datë alternative është edhe 1986. Duke qenë se informacionet nuk janë zyrtare, institucionet amerikane mendojnë se ka lindur në Jeddah, Arabinë Saudite. Pasi aty ka jetuar familja e Bin Laden për gjenerata të tëra. Po ashtu, aty jetojnë ende gjyshja e Hamzas, xhaxhallarët, mamaja e Osamas dhe vëllezërit.

Pas sulmit të 11 shtatorit, Hamza jetoi për shumë vite në Iran, së bashku me dhjetra familjarë të organizuesve të sulmit në Kullat Binjake. Atje ruheshin nga inteligjenca iraniane dhe ushtarakët.

Hamza ka qenë i martuar me një nga vajzat e një prej drejtuesve të Al-Kaeda, Abdullah Ahmed Abdullah. Një video nga dasma u gjet në kompleksin ku u vra Osama bin Laden. Ndërkohë, familja e të riut në një intervistë për The Guardian në 2018-ën, ka thënë se Hamza ka qenë i martuar me vajzën e Mohammed Atta, sulmuesit kryesorë në ngjarjen e rëndë të 11 shtatorit.

Përfshirja e tij me al-Kaida

Hamza është shfaqur në videot e al-Kaidas që kur ishte adoleshent. Gjatë kohës që familja e tij ishte në Iran, pas 11 shtatorit, ai është trajnuar nga Abu al-Khayr al-Masri. I cili ishte zëvendës i udhëheqësit aktual të Al-Kaedës, Ayman al-Zaëahiri.

Në mars, Arabia Saudite revokoi shtetësinë e Hamzës, pasi SH.B.A. ofroi një shpërblim prej 1 milion dollarësh për çdo informacion që ndihmonte në gjetjen e tij.

Në njoftimin e tyre për shpërblimin, Departamenti i Shtetit shkroi se Hamza ishte “duke u shfaqur si një udhëheqës i ri i Al-Kaedës”.

Ndërkohë, Hamza ka bërë disa dalje publike, ku ka thirrur ndjekësit e tij për të nisur luftë në Uashington, Londër, Paris dhe Tel Aviv. Si dhe ka kërcënuar sulme kundër Shteteve të Bashkuara, në shenjë hakmarrje për vrasjen e babait të tij nga forcat ushtarake amerikane.

Sipas letrave të gjetura pas vdekjes së Osama Bin Laden, ky i fundit ishte duke e përgatitur Hamzan për ta zëvendësuar atë në udhëheqjen e Al-Kaedas.

Familja e Osama Bin Laden është shprehur se ata mendonin që Hamza nuk do të ndiqte rrugën e babait të vetë. Dhe se janë të zhgënjyer nga rruga që ai zgjodhi.

“Mendonim se të gjithë ishin shkëputur tashmë. Por, kur asnjë nuk e mendonte dëgjojmë Hamzan të thotë që do të hakmerrej për babain. Nuk dua të përjetojmë prapë të njëjtën gjë. Nëse do ta kisha Hamzan përpara, do t’i thoja, ‘Të udhëheqtë Zoti. Mendoje dy herë për çfarë je duke bërë. Mos ndiq rrugën e babait tënd. Je duke hyrë në pjesë të tmerrshme të shpirtit tënd,” ka qenë kjo deklarata e vëllait të Bin Laden para një viti./ Burimi: The Guardian Përshtati: TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...