E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Marsi dhe Toka mund të jenë formuar nga përplasjet e shkëmbinjve

Toka dhe Marsi ka të ngjarë të jenë krijuar nga përplasjet midis shkëmbinjve gjigantë në madhësinë e satelitit të planetit tonë Hënës, dhe jo nga grumbullimi gradual i guralecëve të vegjël. Në këtë përfundim arrin një studim i ri. Hulumtimet e mëparshme, sugjeronin se planetet shkëmborë si Toka mund të jetë ndërtuar përmes 2 mënyrave.

Modeli klasik propozon që shkëmbinjtë e madhësisë së Hënës në Mars, të quajtur embrione planetare, përplaseshin dikur rregullisht me njëri-tjetrin në sistemin e brendshëm diellor, duke u grumbulluar dhe krijuar në fund planete me një madhësi të plotë.

Një koncept alternativ i teorizuar kohët e fundit, thotë se guralecët e vegjël, të cilët kanë lëvizur nga sistemi i jashtëm diellor brenda tij, janë grumbulluar gradualisht për të formuar planetë shkëmborë, një proces që mendohet se ka qenë thelbësor për formimin e bërthamave të planetëve gjigantë si Jupiteri dhe Saturni.

Për të parë secilin model, shkencëtarët analizuan një sasi prej rreth 22 gramë material të marrë nga 17 meteoritë që e kishin origjinën nga Marsi. Këta shkëmbinj ishin prodhuar nga përplasja e Planetit të Kuq me asteroidët e lashtë, duke gjetur më pas rrugën e tyre deri në Tokë.

Studiuesit ekzaminuan se si këto mostra ndryshonin në përbërjen e tyre izotopike. Izotopet janë forma të të njëjtit element kimik,të cilat ndryshojnë vetëm nga numri i neutroneve që kanënë bërthamën e tyre. Për shembull, Uraniumi-234 ka 142 neutrone në bërthamën e tij ndërsa Uraniumi-238 ka 146 neutrone.

Shkencëtarët krahasuan nivelet e izotopeve të titanit, zirkonit dhe molibdenit nga Marsi dhe nga Toka, me ato të grupeve të ndryshme të meteoritëve nga sistemi diellor i brendshëm dhe i jashtëm. Ata zbuluan se Toka dhe shkëmbinjtë marsianë u ngjanin më shumë meteoritëve nga sistemi i brendshëm diellor, me vetëm rreth 4 për qind të përbërjeve të tyre që i ngjanin materialit të jashtëm të sistemit diellor.

Numri i madh i meteoritëve marsianë që analizuan studiuesit, i ndihmoi të kapërcejnë rezultatet kontradiktore të vërejtura gjatë studimit të mëhershëm që analizoi një numër më të vogël të këtyre shkëmbinjve.

“Në përgjithësi, ne i dhamë zgjidhje interpretimeve kontradiktore të studimeve të mëparshme, dhe në studimin e fundit tregojmë se Toka dhe Marsi u formuan nga një materiali që e ka kryesisht origjinën nga sistemi i brendshëm diellor”- thotë autori kryesor i studimit Kristof Burkhard, shkencëtar planetar në Universitetin e Mynsterit në Gjermani.

Sipas tij vetëm një përqindje e vogël e blloqeve ndërtuese të këtyre dy planetëve, e kanë origjinën përtej orbitës së Jupiterit. Kjo na jep mundësinë t’i përgjigjemi pyetjes themelore se nga se është e përbërë Toka dhe si është formuar ajo.

Ndonëse akumulimi i guralecëve mund të luajë një rol të madh në formimin e planetëve shkëmborë rreth yjeve të tjerë, një arsye pse ka të ngjarë që ky proces ketë pasur vetëm një rol të vogël në formimin e planetëve shkëmborë në sistemin tonë diellor është Jupiteri, i cili mund të kishte gllabëruar shumë nga guralecët dhe pluhurin nga sistemi i jashtëm diellor.

“Pa Jupiterin, ne mund të kishin sot një super-Tokë ose një mini-Neptun”- thotë Burkhard.

Ndërkohë gjetjet e studimit të ri, sugjerojnë se Toka dhe Marsi ka të ngjarë të kenë inkorporuar materiale nga një grup shkëmbinjsh hapësinorë, të cilët aktualisht janë të panjohur për shkencën, pra që e kanë origjinën “me shumë gjasa nga orbita e Tokës përreth Diellit thekson shkencëtari gjerman. / bota.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...

“20 vite korrupsion në krye të FSHF”, Prokuroria nis hetimet për Armand Dukën

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Hetimet kanë nisur, pas referimit të bërë nga Policia...