Kryeministri Rama ka folur për zërat mbi një marrëveshje me Greqinë, lidhur me çështjen e detit. Rama tha se detin nuk po e merr askush, duke ironizuar kundërshtarët e tij politik se po e mbrojnë atdheun me kanoe. Në një deklaratë për media, ai u shpreh me ironi se Basha, Kryemadhi dhe Berisha po e mbrojnë atdheun me kanoe. Sipas tij, të tre këta personazhe po mbrojnë ujërat e Shqipërisë nga armiqtë imagjinarë.
“Kam një kolegun tuaj këtu që më thotë, shiko atdheun se po ta merr armikun. Ke Lulin, Saliun dhe Monikën me kanoe. Dil edhe ti. Mbroni ujërat e Shqipërisë nga armiqtë imagjinarë”, tha Rama.
Kjo ishte një kundërpërgjigje ndaj akuzave të opozitës, e cila thotë se ka bërë marrëveshje të fshehtë me palën greke për çështjen e detit.