Politikë

Marrëveshje Rama-Basha?/ Majko jep një këshillë: Zëvendësuesit në sport kanë bërë historinë

               Publikuar në : 12:12 - 12/09/19 Enno

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka sqaruar nga foltorja e Kuvendit marrëveshjen e bërë me Kanadanë për pensionet e emigrantëve shqiptarë. Ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të votojnë reformën, dhe të heqin dorë nga batutat.

Sipas tij, kostot dhe meritat për arritjen e kësaj marrëveshjeje i takojnë mazhorancës, por duhet vota e opozitës për ta ratifikuar.

Po ashtu, ministri shtoi se kjo marrëveshje nuk do të realizohet vetëm me Kanadanë dhe Zvicrën, por edhe me vende të tjera.

Ndërkohë, nuk ka munguar edhe një këshillë e dhënë nga ana e tij për të mirat që sjell dialogu dhe krijimi i një pakti.

“Ajo që është e rëndësishme janë hapat konsistence nga institucionet shqiptare në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë, Itali dhe Greqi janë ne rendin e pare. Është krijuar një koordinator shtetërorë për çështjeje e pensioneve. Nuk janë marrëveshje të lehta, kanë kosto të madhe, por ajo që doja të nënvizoja… kanë një rëndësi sepse krijohen hapësira ligjore për mbrojtjen e emigranteve tanë.

Për sa i takon marrëveshjes, ne fund fare kjo është një histori qe na takon ne, kostot dhe vlerat do ti fitojmë ne.  Për ju është e rëndësishme që çfarëdolloj marrëveshje jashtë kësaj salle, politika është matematikë, do vijë në këtë sallë dhe do kërkohet vota juaj. Pa votën tuaj nuk ratifikojmë asgjë. Nuk bëhet as me mollë, pjeshkë, ngjala, hamburger me ca të doni. Zëvendësuesit në sport kanë bërë historinë, këtë nuk e kanë bërë as me batuta, as sharje, por akte dhe lojë të ndershme”, deklaroi Majko.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT