Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arritjen e marrëveshjes mes LDK-së dhe Vetëvendosjes për formimin e qeverisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se kjo marrëveshje është dëshmi e vullnetit konstruktiv të palëve për të respektuar verdiktin elektoral të qytetarëve të Kosovës.
Sipas tij, kjo marrëveshje është një goditje fatale për trojkën tradhtare të argatëve të Beogradit në Tiranë dhe Prishtinë.
Postimi i plotë:
Nje urim te perzemert!
Miq, pas negociatash serioze dhe intensive kryetari i Levizjes Vetevendosja, z Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Isa Mustafa firmosen sot Marreveshjen per koalicionin e partive te tyre per krijimin e qeverise dhe organeve te tjera te bashkqeverisjes se Kosoves.
Marreveshja e arritur sot eshte deshmi e vullnetit konstruktiv te paleve per te respektuar verdiktin elektoral te qytetareve te Kosoves dhe per tju dhene atyre qeverine per te cilen ata votuan.
Por kjo marreveshje eshte nje perpjekje e re per ti dhene Kosoves qeverine e zhvillimit dhe te te ardhmes se saj qe meriton. Marreceshja eshte nje goditje fatale per trojken tradhetare te argateve te Beogradit ne Tirane dhe Prishtine; Esad Toptani i Ri, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi, perpjkjeve te tyre antishqiptare per coptimin e Kosoves dhe se fundi krijimin e Serbise se Madhe si Jugosllavia e Re l.
Ndaj ju ftoj miq te pershendesim perzemersisht kryetaret e forcave politike, zotin Kurti dhe zotin Mustafa per marreveshjen e firmosur ne interesin me te mire te Kosoves dhe qytetareve te saj. sb