Marrëveshja për gazin e lëngshëm, Kim: Shqipëria ka bërë përparim të madh

Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimin me SHBA-të për të futur në vend gazin e lëngshëm natyral (LNG) nga Amerika.

Kjo marrëveshje e shndërron TEC-in e Vlorës me LNG, duke ndërtuar një terminal të ri gazifikimi dhe shpërndarje të gazit të lëndshëm natyral ndërkohë që vetë qyteti bregdetar shndërrohet në HUB rajonal për gazin e lëngshëm.

Në lidhje me këtë marrëveshje, ka folur dhe amabsadorja amerikane, Yuri kim e cila theksoi se nënshkrimi i memorandumit është një akt i jashtëzakonshëm.

Ndër të tjera, ajo u shpreh se Shqipëria ka bërë përparim shumë të madh në 30 vjet demokraci.

Yuri Kim: “Dua të përgëzoj ministren Balluku dhe të gjithë ekipin e saj, që kanë realizuar një marrëveshje të frytshme. Memorandumi i sotëm dhe nënshkrimi i tij është i jashtëzakonshëm. Termocentrali i Vlorës do të shënojë një hap të rëndësishëm, për më tej. Shqipëria bëhet një partner i besueshëm.

Dita e sotme një gur themeli gjigand në këtë drejtim. Më 15 mars, festojmë 30 vjet të vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Në Shqipëri është bërë përparim shumë i madh. Përgëzime, jini krenar për atë që keni arritur”.