Politikë

Marrëveshja me PS/ LSI i jep përgjigjen e rëndë Jozefina Topallit


               Publikuar në : 20:58 - 14/01/20 M S

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili teksa ka folur për marrëveshjen me PS për Reformën Zgjedhore, ka shigjetuar Jozefina Topallin. Kjo e fundit, në një postim në Facebook i drejtohet Bashës, duke iu hakërruer se ka lënë vendin pa opozitë. Madje ajo sjell në fokus tryezën e sotme, ku ishte edhe Damian Gjiknuri. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se Topalli nuk duhet të bjerë në nivele kaq mjerane.

“Zgjidhjet e njëanshme dhe logjika e faktit të kryer nga ana tjetër, do të jenë vija të kuqe dhe nuk do të ketë asnjë lloj tolerance. Konsensualiteti dhe gjithëpërfshirja janë dy themelet e çështjes”, tha Vasili, teksa ishte i ftuar në  “Mbrëmje në ABC”.

Më tej ai theksoi se vigjilenca politike duhet të jetë më e lartë.

“Është një proces i negociuar prej disa kohësh, shumë parimor i realizuar edhe me ndërhyjen e ndërkombëtarëve. Jo një marrëveshje dyshe”, deklaroi Vasili.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT