Prej ditësh, nga partitë opozitare po flitet për zgjedhje të parakohshme pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore me mazhorancën. Mirëpo Manjani nënvizon se zgjedhjet nuk bëhen dot brenda vitit dhe kjo është e pamundur. Ai sqaron se do të duhen të paktën 9-10 muaj për t’u përgatitur për zbatimin e ndryshimeve që qarkullojnë në tryezë për Kodin Zgjedhor.
Statusi
Një tjetër gjë interesante.
Sikur nesër të mirarohen ato ndryshime që qarkullojnë në tryezë për Kodin Zgjedhor, do të duhet të paktën 9-10 muaj për të përgatitur zbatimin e tyre.
Ky afat sigurisht vlen nëse qeveria është vullnetmirë dhe punon seriozisht për përgatitjen e infrastukturës zgjedhore që imponojnë ato ndryshime…
Pra logjikisht këtë vit nuk ka se si të bëhen zgjedhje!!!
Të paktën jo me kodin e ndryshuar…