Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Marrëveshja e Brexit është gati, por tani fillon edhe kaosi

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Marrëveshja e Brexit është gati, por tani fillon edhe kaosi

Nga Helen Lewis “The New York Times”/ Londër – Zgjedhja e një Pape të ri, shpallet tradicionalisht nga tymi i bardhë që del nga oxhaku i selisë qendrore të Vatikanit. Ndërkohë lajmi i një projektmarrëveshje për tërheqjen e Britanisë nga Bashkimi Europian, u njoftua në një mënyrë më moderne:përmes një breshërie postimesh në Twitter.

Një periudhë e gjatë pritjeje, ka përfunduar. Tani kanë kaluar gati 20 muaj, qëkur qeveria britanike njoftoi zyrtariasht Bashkimin Evropian, se donte të largohej nga blloku. Ka planifikuar ta bëjë këtë më 29 mars 2019. Gjatë një viti e gjysmë, politikanët britanikë janë përpjekur të kuptojnë se çfarë do të thotë saktësisht Brexit.

Më në fund, pas disa muaj bisedimesh, ka ardhur një projekt-marrëveshje. Dhe tani mund të fillojë kaosi i vërtetë. Kryeministrja Tereza Mej, duhet të realizojë një mision që thuajse gjithkush mendon se është i pamundur:ta bëjë projekt-marrëveshjen e saj të duket si një sukses, dhe të gjejë votat për ta miratuar atë në Dhomën e Komunëve.

Problemi është se të gjithë e urrejnë version Brexit të zonjës Mej. Ndërsa mbështetësit e qëndimit në union, thonë se kjo projekt-marrëveshje do të dëmtojë ekonominë e Britanisë, në krahasim me qëndrimin në Bashkimin Evropian.

Përkrahësit e Brexit, thonë se nuk u përmbush premtimi i tyre, për të pasur “sërish në duar kontrollin” e emigracionit, rregullimit dhe tregtisë. Për të qenë të ndershëm:ndoshta marrëveshja ishta më e mira, që mund të ishte arritur nën këto rrethana.

Nuk do të ketë kufij midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës. Qytetarët evropianë që jetojnë në Britani, mund të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Të dy palët bien dakord në parim, se lëvizja e lirë e njerëzve nga Evropa do të përfundojë. Pjesa më e diskutueshme e marrëveshjes, është mekanizmi për t’i dhënë fund asaj:Një kolaps në bisedimet mbi marrëdhëniet e ardhshme, do të shkaktonte një “kthim mbrapa”, ku Britanisë mund t’i duhet të pranojë për një kohë të pacaktuar rregullat dhe rregulloret evropiane.

Ky skenar, po bën me dhimbje koke mbështetësit e Brexit. Partia Konservatore, është e ndarë mbi urtësinë e Brexit si një projekt, por është e bashkuar në zhgënjimin mbi formën që ka marrë procesi. Ditën e mërkurë në parlament, kreu i Partisë Laburiste, Xheremi Korbin mori kritikat më të buta duke i cituar kolegëve të tij zonjën Mej:Xhonson, konservatori anti-Brexit i cili u largua si ministër i transportit këtë javë, e përshkroi atë si një zgjedhje midis “vasalitetit dhe kaosit”.

Liam Foks, ish-sekretari i Tregtisë, tha dikur se do të jenë 40 marrëveshje tregtare të rreshtuara “vetëm pak sekonda” pasi Britania të ketë lënë Bashkimin Evropian. Prandaj Korbin e pyeti:Sa prej tyre do të jenë gati? (Përgjigja, të cilën kryeministrja e shmangu, është asnjë.) Piter Boun, një mbështetës i vjetër i Brexit, e akuzoi zonjën Mej se “nuk respektoi vullnetin e popullit britanik pro Brexit”.

Lidershipet e partive, kanë një mal më punë para tyre. Si për t’i ndërlikuar më tej çështjet, të gjithë besojnë se një humbje për zonjën Mej, do të çonte në rrëzimin e saj si kryeministre. Pra, anëtarët e kabinetit të saj do të marrin në konsideratë jo vetëm të ardhmen e vendit, por gjithashtu edhe mënyrën se si zgjedhjet e tyre, do të duken në zgjedhjet e ardhshme brenda partisë.

Mbijetesa e zonjës Mej, varet nga 10 vota të Partisë Demokratike Unioniste, baza elektorale e së cilës është në mesin e protestantëve irlandezë të Irlandës së Veriut. Kjo parti ka deklaruar për muaj me radhë, se nuk do të pranojë ndonjë marrëveshje që e largon Irlandën e Veriut nga pjesa tjetër e Britanisë, dhe ndaj Republikës së Irlandës.

Marrëveshja e propozuar, sipas mendimit të partisë, bën pikërisht këtë, pasi çdo marrëveshje tregtare e ardhshme mund të shohë Irlandën e Veriut, të trajtohet ndryshe nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar, duke e mbajtur atë në tregun e vetëm të Bashkimit Evropian për mallrat, duke ndjekur ligjet dhe rregulloret e Bashkimit Evropian, ndërsa pjesa tjetër e vendit jo.

Nga ana e saj, Partia Laburiste kishte vendosur të votonte kundër marrëveshjes që paraqet zonja May. “Nuk ka shumicë për asgjë, por vetëm kaos”- më tha një anëtar i parlamentit javën e kaluar.

Javët e ardhshme do të jenë vendimtare. Rupert Herrison, i cili ishte shefi i shtabit të ish-Ministrit të Financave, Xhorxh Osbourn, pyeti në Tëitter nëse votimi Brexit mund të ndjekin të njëjtin model si TARP, paketa e shpëtimit të vitit 2008 në Shtetet e Bashkuara:”në fillim u rrëzua, tregjet pësuan rënie të ndjeshme, dhe paketa kaloi për herë të dytë me ndryshime të vogla”- shkroi Harrison.

Opsionet e tjera, nëse marrëveshja e zonjës Mej nuk arrin të kalojë në parlament, mund të përfshijë zgjedhjet e parakohshme – një skenar që ka pak të ngjarë të ndodhë, pasi Partia Konservatore do të duhej të thërriste një palë zgjedhje, menjëherë pas poshtërimit të vetvetes – ose një referendum tjetër. Por edhe për këtë të fundit, ka shumë pak kohë në dispozicion përpara marsit 2019.

Zonja Mej mund të argumentojë se “mospasja e asnjë marrëveshje, është më mirë se sa një marrëveshje e keqe”. Duke u kthyer me një marrëveshje të keqe, ajo tani duket se po argumenton se mungesa e një marrëveshje, është më gjëja më e keqe e mundshme.

Nëse marrëveshjet e vendit me Bashkimin Europian skadojnë pa u zëvendësuar me të reja, Britania do të përballet me avionë të bllokuar aeroporteve, kamionë të parkuar nëpër autostrada, dhe mungesë ushqimesh dhe ilaçesh. A do të lejojnë anëtarët e parlamentit që një Brexit “pa asnjë marrëveshje” të shkojë përpara? Mundësia e tmerrshme, është që deputetët mund të mos jenë në gjendje ta ndalin atë, thjesht sepse është e vetmja mundësi që ka mbetur.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: BrexitfillongatiKaosiMarrëveshjaTani

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Shpërfytyrohet kombëtarja e Panuccit, Skocia shënon të katërtin (Video)

Shpërfytyrohet kombëtarja e Panuccit, Skocia shënon të katërtin (Video)

Shpërthen kapiteni Agolli: Sjellja e Panuccit nuk ishte normale

Shpërthen kapiteni Agolli: Sjellja e Panuccit nuk ishte normale

Washington Times: Donald Lu punoi për interesat e Soros, miliarderi kontrollon drejtësinë shqiptare

Washington Times: Donald Lu punoi për interesat e Soros, miliarderi kontrollon drejtësinë shqiptare







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com