E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

Marku bën prokurorët “për një lek”: Zvarrisni dosjet, hetoni pa sukses

Kryeprokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku është treguar mjaft kritike ndaj punës së prokurorëve. E pranishme në analizën vjetore të Prokurorisë së Tiranës, Marku tha se prokurorët nuk kanë treguar përqendrimin e nevojshëm dhe se shumë dosje janë zvarritur pa asnjë justifikim.

Më tej, Marku ftoi prokurorët që të mos merren me deklarata politike, por të vazhdojnë punën e tyre.

“Ngarkesa duket se ka ulur cilësinë dhe efektivitetin në punë. Nuk jeni përqendruar sa duhet. Çështje mjaft të rëndësishme janë zvarritur pa justifikim, rrinë në sirtar prej vitesh me një mungesë të theksuar përgjegjësie. Për pastrim parash janë regjistruar shumë pak çështje. Kjo situatë nuk i përgjigjet realitetit dhe Shqipëria mund të penalizohet. Hetimet janë të pakta. Përgjegjësia është e secilit prej jush dhe në një moment secili do të mbajë përgjegjësinë që i takon. Vijoni që të punoni dhe kryeni veprimet hetimore. Nëse veprohet shpejt nuk u lihet hapësirë spekulimeve. Bëni kujdes me deklaratat publike, pasi rrezikoni funksionin primar, atë të hetimeve. Prokuroria nuk mund t’u përgjigjet politikës çdo herë me deklarata,” ka thënë Kryeprokurorja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I rikthehet tumori pas 9 vitesh, qytetarët solidarizohen me Adriana Matoshin

Aktorja e njohur, njëkohësisht dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, njoftoi miqtë e ndjekësit e saj një ditë më parë me anë të një...

Si lindi alfabeti

Nga: Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në...

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...