Kuriozitete

Mark Zuckerberg s’ka të ndalur, ja çfarë pritet të ndodhë me Facebook-un

               Publikuar në : 08:18 - 01/05/19 M. S

Facebook-u dhe Instagrami së shpejti do të pësojnë ndryshime rrënjësore. Këtë e ka paralajmëruar Mark Zuckerberg gjatë Konferencës dy ditore “Facebook F8” që zhvillohet në Kaliforni.

“Admiruesi sekret” është një prurje nga ana e Facebook-ut, dhe konsiston në përzgjedhjen e disa personave të cilët ju i simpatizoni apo i pëlqeni shumë, dhe nëse një prej tyre iu përzgjedh juve gjithashtu, atëherë kjo tregon se të dy palët janë të interesuar për t’u takuar, dhe juve ju vjen si njoftim.

Në rast të kundërt, nëse personi të cilin ju e përzgjidhni nuk iu përzgjedh ju, atëherë njoftimi nuk iu vjen kurrë, dhe kjo tregon se ai/ajo nuk ka interes t’ju njohë.

Ndërsa përsa i takon “Messenger-it” thuhet se do bëhet më i shpejtë dhe i sigurtë. Kohët e fundit ka patur probleme të vazhdueshme edhe për vjedhje privatësie, e siç duket, këto problematika do të zgjidhen tashmë.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT