Diego Armando Maradona është shtruar me urgjencë në një spital në Kali të Kolumbisë pasi ka ndjerë dhimbje të forta në gjunjët e tij. Mësohet se ai kishte kohë që ndjente një shqetësim të tillë, por momentalisht ishte i fokusuar që të udhëtonte drejt Rusisë për të luajtur rolin e analistit.Tashmë pjesëmarrja si analist në Kupën e Botës për Maradonën është vënë në diskutim, për shkak të gjendjes shëndetësore të legjendës argjentinase. Nuk dihet si do të jetë gjendja e tij pas një jave, pasi i është nënshtruar menjëherë operacionit.