Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) e Vesel Memedit, edhe pse vetëm me një deputet, ka përfituar disa poste kyçe në ekzekutiv.
RDK-ja e Vesel Memedit, përveç postit të ministrit në Ministrin e Pushtetit Lokal dhe më shumë se 10 drejtorive, me sa duket do marrë edhe postin e nënkryetarit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë.
Zhurnal mëson nga burime partiake se nga pesë nënkryetarët e rinj që do të ketë Parlamenti, Vesel Memedi është një nga të propozuarit i cili ka edhe mbështetjen e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).
Po ashtu mësohet se nënkryetar të rinj të parlamentit do të jenë edhe deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski dhe Goran Misovski nga PRSD-ja.
Sipas ndryshimeve të propozuara në rregulloren e Parlamentit për zgjedhjen e tyre si nënkryetar, janë të nevojshëm 20 nënshkrime të deputetëve, procedurë për të cilën Zhurnal mëson se vetëm është kryer.