Maqedonia e Veriut nuk po gjen qetësi me infektimet. Koronavirusi po njeh një shtrirje të gjerë, ndërsa po kaq të frikshme janë edhe numrat e viktimave.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar me shumë se 118 të infektuar me Covid-19. Numri i personave aktivë ka shkuar 2888.
Shkupi ka shifrën më të lartë të rasteve aktive 949, më pas vijonë Kumanova me 302, Gostivari 297, Теtоva 160, Struga 138, Kërçova 115, Кavadari 99, Dibra 68, Manastiri 63, Ohri 62, Shën Nikolla 56 dhe Prilepi 51, komunat e tjera kanë më pak raste aktive.