E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Maqedonia e Veriut publikon pagat e kabinetit, Zaev paguhet më pak se Rama

Maqedonia e Veriut ka publikuar pagat e kabinetit qeveritar. Pagën më të lartë e merr kryeministri Zoran Zaev, respektivisht 78.840 denarë, ndërsa i shtohet dhe vjetërsia 22-vjeçare, ku paga e tij kap vlerën e 87.813 denarëve ose 1.439 euro.

Në vendin e dytë me rrogën më të lartë, është ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski i cili merr pagë prej 85.113 denarëve, ose rreth 1200 euro, pastaj renditet ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska e cila merr 74.273 denarë, 1200 euro.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska merr 72,989 denarë pagë mujore ose 1200 euro, kurse ministrja e Kulturës, Irena Stefoska merr 72.670 denarë.

Më pas, vijon zëvendësministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ai për Çështje Ekonomike, Fatmi Bytyqi, të cilët marrin nga 71.385 denarë. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, marrin nga 70.102 denarë që bëjnë 1145 euro.

Krahasuar me Shqipërinë, paga në vendin fqinj janë më të ulëta, pasi në vend, kryeministri e ka rrogën rreth 1700 euro dhe ministrat më shumë se 1500 euro në muaj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A do të ketë një 2-Mars tjetër? Ja si përgjigjet Presidenti Meta

Ilir Meta: Nuk kam pasur kohë të mendoj për këtë gjë, por nuk e di a do më zërë gjumi sot, por do përpiqem...

”Nuk ishte vetëm”/ Flet kamerieri që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofisë

Personi që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofias, kamerieri i lokalit me inicialet K.Gj., ka treguar se 66-vjeçari nuk ishte vetëm ditën që...

Kreu i OBSH: Shtetet bëjnë gabim të madh nëse mbështeten vetëm te vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rritja e madhe e rasteve të reja me koronavirus në 57 shtete, vjen si pasojë e varianteve të...

Kreu i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama. Sipas Sassoli, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për...

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...