E martë, 26 Janar, 2021
4 C
Tirana

Maqedonia e Veriut me rekord të ri të viktimave nga Covid-19

Maqedonia e Veriut të mërkurën ka regjistruar 46 viktima me COVID-19, që paraqet shifër rekord të të vdekurve brenda një dite, që nga paraqitja e rastit të parë me koronavirusin e ri, në shkurt të vitit 2020.

Viktimat janë 19 nga Shkupi, 5 në Prilep, nga 3 në Strugë, Ohër dhe Strumicë, në Tetovë dhe Kërcovë nga 2 ndërsa numër më i vogël në 9 qytete tjera.

Numri i përgjithshëm i viktimave tani ka arritur në 2.023, prej tyre 636 janë në Shkup, 168 në Tetovë, 157 në Prilep, 143 në Kumanovë, 116 në Gostivar, Veles 107, Strugë 106 ndërsa numër më i vogël se 100 të vdekur në 25 qytete tjera.

Numri i lartë i vdekjeve është edhe si rezultat i protokolleve që Ministria e Shëndetësisë po zbaton në rastin e sëmundjes COVID-19. Në Maqedoninë e Veriut të gjitha personat që vdesin si pasojë e sëmundjeve tjera, por që janë të diagnostikuar edhe me COVID-19, regjistrohen si të vdekur nga koronavirusi.

“Në fillim të pandemisë vendosëm që të gjithë njerëzit që vdesin nga ndonjë sëmundje tjetër, t’i regjistrojmë me COVID-19, pasi në analizat pas vdekjes, kishin rezultuar si të infektuar me koronavirusin e ri. Ata nuk kanë humbur jetën me fajin e mjekëve pasi një numër i lartë i të vdekurve janë sjellë në spitale shumë vonë, dhe disa prej tyre kanë vdekur rrugës për në spital”, pati deklaruar mjeku infektolog, Zharko Karaxhoski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar 69.954 persona, prej tyre 46.325 janë shëruar ndërsa 21.579 janë aktiv./REL/

Lexo edhe :   Mjekja shqiptare në Britani: Covid ka pësuar 23 ndryshime, po bëhet më agresiv
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...