Maqedonia e Veriut ka konfirmuar edhe 4 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 35 numrin total të të infektuarve.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot në mesditë se gjendja e të gjithë pacientëve paraqitet e stabilizuar. Sipas mediave vendase, gjatë mbrëmjes në aeroportin e Shkupit kanë arritur dy avionë nga Brukseli.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se udhëtarët që ndodheshin në to do të testohen dhe pas daljes së rezultateve, do të dërgohen në shtëpi për vetëizolim.