Maqedonia e Veriut ka regjistruar 22 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Kështu numri total i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Maqedoninë e Veriut shkon në 1,664.
Vendi fqinj nuk ka shënuar asnjë viktimë të re, teksa numri total i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në 91. Ndërkohë lajm i mirë mbetet numri i lartë i personave të shëruar në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetit në Maqedoni njofton se gjatë orëve të fundit janë shëruar 64 persona. Ndërsa numri total i personave që janë shëruar është 1,200.
Në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur vetëm 373 raste aktive me COVID-19.