Maqedoni e Veriut/ Shënohen 4 viktima, shërohen 53 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë kryer 289 teste, nga të cilat 13 kanë rezultuar pozitive.

Sipas mediave vendase, 4 raste janë verifikuar në Shkup, 5 në Kumanovë, 2 në Prilep dhe  2 të tjera në Tetovë. Kështu shkon në 1,399 numri total i personave të infektuar, që nga shpërthimi i koronavirusit në vend.

Ndërkohë janë shënuar edhe 4 viktima. Bëhet fjalë për një 58 vjeçar nga Zhelina e Tetovës dhe një 81 vjeçar nga Kumanova. Në Spitalin “8 shtatori”, ka ndërruar jetë një pacient nga Kumanova në moshën 47 vjeç, i cili ishte pranuar në spital me 3 prill. Ndërsa në Spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66-vjeçare me sëmundje shoqëruese si ciroza dhe sëmundje të zemrës.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 65 viktima. Instituti për Shëndetin Publik ka regjistruar 53 pacient të shëruar nga Covid-19, duke e çuar numrin e personave të shëruar ne 553.