Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar me shumicë votash kërkesat e Gjykatës Themelore Shkupi I, për heqjen e imuniteti të 6 deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe partive në koalicion, Kërsto Mukovski, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Ljuben Arnaudovski, Ljupço Dimovski dhe Sasho Vasilevski.
Gjatë votimit, prezentë në Kuvend kanë qenë 67 deputetë, ndërsa seanca u bojkotua nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në sulmin e përgjakshëm në Kuvend, më 27 prill.
Kështu, me votimin e sotëm, përfundoi procedura e parashikuar me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutës për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve
Në mbledhje morën pjesë deputetët e LSDM-së, si dhe disa nga BDI dhe Besa.
Kërsto Mukovski, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Ljuben Arnaudovski, Ljupço Dimovski dhe Sasho Vasilevski, janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria Themelore Publike i ndjek për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.