E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Manjani thirrje opozitës: Bindni shqiptarët t’iu votojnë, lëreni Këshillin Politik

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Për ish-Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, opozita zyrtare nuk duhet të humbë kohë në Këshillin Politik me mbledhje koti.

Përmes një postimi në Facebook, Manjani shkruan se opozita duhet të bindë shqiptarët të dalin të votojnë për të.

Sipas tij, shqiptarët që s’e duan kryeministrin Edi Rama janë të shumtë.

Manjani i bën thirrje opozitës që të japë garanci që vota e hedhur në kuti nuk preket dhe se do numërohet ashtu siç është.

Postimi i Manjanit në Facebook

Vota është çështja.

Opozita zyrtare është padyshim legjitime të marrë çdo vendim, por për mendimin tim tashmë nuk ka kohë të humbasë me takime koti në atë palo Këshill Politik.

Këshill leshi!

Përsa kohë nuk ka asnjë mekanizëm në dorë për të ndalur marrëzitë e të marrëve, Këshilli Kolitik është thjesht këshill leshi!

Ndaj ska më asnjë kuptim të harxhohet kohë me të.

Se ja u arrit konsensusi mu në tokën Amerikane që e duan të gjithë, por marrëzia e ç’bëri. Edhe ambasadorët nuk patën fundshpinë mjaftueshëm për ta ndalur.

Prandaj ska më asnjë kuptim përpjekja që ti biem Damianit që të ndalet Rama…

Pffffff, absurde!

Beteja opozitare nuk është më me Ramën, as me rregullat e përçudnuara të zgjedhjeve. Beteja është me vetveten. Opozita duhet të bindë Shqiptarët të dalin të votojnë për të.

Shqiptarët që s’e duan Ramën janë shumë. Ata që duan ndërtimin e një politike tjetër, shteti jo partiak, demokracie reale dhe ekonomi të lirë janë më të shumtë.

Rotacioni është asgjë para asaj që kërkojnë shqiptarët.

Ndaj opozita nëse do të vijë në qeverisje duhet të bindë shqiptarët të votojnë për të.

Votat e bëjnë ndryshimin jo rregullat e Pallatit të Kongreseve që i përçudnon kongresi i partisë në pushtet! Le ta bëjë si të dojë sistemin e votimit marrëzia. Nëse janë votat kundër tij, ikën megjith sistem e tyspie e tepsi e timon e megjith çka.

Vota është çështja!

Opozita duhet të japë garanci që vota e hedhur në kuti nuk preket dhe se do numërohet ashtu siç është. Po këtë garanci duhet tua japë njerëzve jo Këshillit Politik. As ndrikullave pa fundshpinë diplomatikë, që rrinë squk para Ramës dhe bëjn si cuba para opozitës!

Nuk shkon më loja bajate me këshill politik, që duket sikur të gjithë aty janë në garë me Rudina Hajdarin.

Vendi ka nevojë për komandë, siguri, drejtim, alternative ndryshim!

Deklarimet te dera e Pallatit të Kongreseve çojnë ujë te mulliri i propagandës së Ramës, i cili e do opozitën në zyrë jo në rrugë, me Damianin dhe në garë me Rudinën, jo me njerëzit që duan ndryshimin. Unë kështu e shoh këtë punë.

Por, sigurisht opozita është në të drejtën e vet të zgjedhë cilën taktikë të dojë…

Vota është çështja.========Opozita zyrtare është padyshim legjitime të marrë çdo vendim, por për mendimin tim tashmë…

Publiée par Ylli Manjani sur Mardi 22 septembre 2020

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...