Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Manjani: Ja pse Rama nuk mund ta shkarkojë Metën nga posti i Presidentit

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Manjani: Çadra çau koalicionin. Meta dhe Rama, në armiqësi të thellë midis tyre

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, Kryeministri, Edi Rama, dhe Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, gjate seances parlamentare, ku pak pas mesnate eshte votuar me konsensus Reforma ne Drejtesi./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta, Albanian Prime Minister Edi Rama and Justice Minister Ylli Manjani, during a parliamentary session, which was voted by consensus the Judicial Reform.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thekson se çdo lloj përpjekjeje e kryeministrit Rama për të ndalur betimin e presidentit të ri, Ilir Meta, është thjesht një tym politik.

Manjani jep argumente juridike duke iu referuar Kushtetutës, se si nuk mund të ndalohet betimi i presidentit të ri pavarësisht nëse deputetët e rinj të Partisë Socialiste nuk paraqiten në mbledhjen e Kuvendit në muajin shtator.

Sqarimi ligjor për Presidentin sipas Manjanit:
Në korridoret e politikës dhe nëpër media qarkullon ideja se: PS e inatosur me Ilir Metën, nuk do paraqitet në Kuvend për të lejuar Presidentin të betohet.
Kjo ide nuk ka fare terren kushtetues as ligjor. Thjesht duket si tym politik post fushatë!
Megjithatë po rendis disa fakte që sqarojnë situatën nga pikëpamja kushtetuese:
1. Ilir Meta është zgjedhur President rregullisht sipas kërkesave të nenit 87 të Kushtetutës. Zgjedhja e tij është bërë rregullisht sipas procedurave të Kuvendit dhe me shumicë legjitime deputetësh. Shumicë kjo e ngjizur edhe me vendime politike.
2. Nga çasti i zgjedhjes, Presidenti i Republikës merret në mbrojtje kushtetuese. Por, sipas nenit 88.3 të Kushtetutës Ai fillon të ushtrojë detyrën e Presidentit vetëm pasi betohet para Kuvendit. Betimi behet vetëm kur mbaron mandati i Presidentit ne detyrë.
3. Presidenti në detyrë Bujar Nishani qëndron në detyrë deri më datë 24 Korrik 2017. Pra kjo është data kur Presidenti i Zgjedhur (Meta) duhet të betohet në Kuvend për të filluar detyrën.
4. Kuvendi ndërkohë është i shpërndarë. Për më tepër që është zgjedhur (thuajse) Kuvendi i ri. Neni 65.1 e Kushtetutës na sqaron se Kuvendi ekzistues qëndron në detyrë, edhe pse është i shpërndarë, deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri.
5. Kuvendi i ri mblidhet me 9 ose 10 shtator 2017. Pra, deri atëherë kuvendi me deputetët aktualë, jo këto të zgjedhurit tani, mblidhet sipas nevojës edhe në seancë të jashtëzakonshme, sipas nenit 74.2 dhe 74.3 e Kushtetutës.
6. Pas datës 10 Korrik, Kuvendi i mbledhur në seancë të jashtëzakonshme nuk mund të miratojë ligje (neni 65.4 e kushtetutës). Pra, qartësisht veprime të tjera siç është betimi i Presidentit të ri, lejohet ta bëjë. Betimi është vetëm një moment formal.
Këto janë momentet Kushtetuese që e bëjnë rotacionin në Krye të shtetit.
Të tjerat, ato që përfliten të paktën nuk janë normalja, por anormalja!
Pyetja është çfarë ndodh nëse Kuvendi nuk i ka 71 deputetë prezentë për të lejuar betimin e presidentit?
Për t’u përgjigjur kësaj pyetje duhet të kemi në konsideratë se:
1. Mosbërja e betimit se Kuvendi nuk mblidhet, nuk e shkarkon nga detyra Presidentin e zgjedhur. Refuzimi për të bërë betimin çon në mbarimin e detyrës, por jo mos mbledhja e Kuvendit.
2. Presidenca nuk mbetet bosh, presidenti në detyrë vijon detyrën deri sa të betohet i riu.
3. Kuvendi është i detyruar, herët a vonë, të lejojë betimin e Presidentit. Praktikë e Gjykatës Kushtetuese kjo.
4. Kuvendi mund ta shkarkojë Presidentin ( edhe atë të zgjedhur që nuk është betuar) vetëm nëse Ai (Presidenti) shkel rëndë Kushtetutën dhe; kryen një krim të rëndë. Vetëm për këto arsye, e jo se nuk më pëlqen apo se “u bëra pishman”…
5. Presidenti shkarkohet nga 93 vota deputetësh, kur provohet njeri nga kushtet. Vendimi i Kuvendit gjykohet në gjykatën Kushtetuese. Pra vetëm kështu shkarkohet Presidenti. Edhe Ai i zgjedhuri.
Nisur nga ky sqarim, besoj është e qartë se është kot gërdufja politike se nuk e duam Metën President.
Është diskutim dhe përpjekje e kotë dhe e panevojshme!

Tags: manjaniMetapresidentirama

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
Nikolla Gruevski drejt paraburgimit

Nikolla Gruevski drejt paraburgimit

Raporti i OSBE/ODIHR “fundos” zgjedhjet e 25 qershorit

Raporti i OSBE/ODIHR "fundos" zgjedhjet e 25 qershorit

Patozi për Selamin: Nuk është kandidaturë reale

Patozi për Selamin: Nuk është kandidaturë reale

JU REKOMANDJOMË

“Që nga koha e Tahirit, kjo nuk ndodh”/Rama tregon më në fund arsyen pse përjashtoi deputetin

“Që nga koha e Tahirit, kjo nuk ndodh”/Rama tregon më në fund arsyen pse përjashtoi deputetin

4 vjet ago
Rama publikon pamje nga Dhërmiu, komentuesit: Merr masa, po mbyten njerëz çdo ditë!

Kryeministri publikon letrën e javës, i kthehen keq qytetarët: Turp, letër servili!

5 vjet ago
Vuante nga një sëmundje e rëndë, vdes gruaja e peshëngritësit shqiptar

Vuante nga një sëmundje e rëndë, vdes gruaja e peshëngritësit shqiptar

5 vjet ago
Tërheqja pas gardhit e Edi Ramës

Gara farsë që po prodhon Lulzim Basha në PD

6 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com