Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka vënë në dukje se një numër shumë i madh i shqiptarëve nuk e mbështetin qeverinë që na drejton. Ai hedh shashkën e radhës, duke thënë se pavarësisht se shqiptarët nuk e duan këtë qeveri, përsëri nuk janë të gatshëm të mbështesin opozitën.
Statusi
Qeveria që sundon sot ka fituar numrin më të madh të mundshëm të shqiptarëve që nuk e duan më.
Ky fakt shihet, lexohet e dëgjohet kudo.
Por, ende këto shqiptarë të shumtë që nuk e duan qeverinë, janë gati të mbështesin opozitën.
Ky është në fakt trishtim..! Natyrisht jo për faj të njerëzve…
Shpresoj ende që nevoja për rotacion dhe rivendosje të pluralizmit të bëjë bashkë të gjithë ata që nuk e duan më jo thjesht qeverinë, por sundimin monist të saj!
Teksa Basha është disi i tërhequr nga skenarët destabilizues të presidentit, Berisha ka rritur presionet për rikthimet e protestave. Madje ish-kryeministri kërkon që edhe opozita të zbresë në rrugë për rrëzimin e qeverisë. Gjatë një interviste të dhënë ditën e djeshme për “Euro News”, ish-kryeministri deklaroi se PD duhet ta lexojë mirë tubimin e 2 marsit dhe manifestimit popullor, t’i japë sipas tij, një frymë të re. “Opozita dhe PD duhet ta lexojnë mirë mitingun e 2 marsit. Ai tregoi një revoltë të madhe ndaj narkoshtetit dhe Edi Ramës. Uroj që opozita këtë mesazh mbarëpopullor ta lexojë dhe ti përgjigjet me një frymë në të ardhmen. Unë ia them edhe Bashës. Protestën e thirri Meta dhe e vlerësoj dhe ishte përtej imagjinatës. Ne ishim thjesht figurantë. Populli opozitar dhe PD u bëri thirrje që të marrin pjesë në protestën e presidentit. Protestën e thirri Meta, opozita shkoi për të mbështetur”, tha Berisha.