E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Mandati i tretë/ Rama: Sjellim universitetin teknik të Stambollit në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarë në Fier. Teksa foli për autonominë e universiteteve, Rama u shpreh se ambicia e tij për në mandatin e tretë është ardhja e universitetit teknologjik të Stambollit.

Sipas tij, kjo do të mundësonte që studentët të shkojnë në një universitet ndërkombëtar dhe të mos ikin nga shtëpia.

Edi Rama: ”Në perspektivë kjo është diçka që vlen shumë të konsiderohet. Por duhet të sigurohemi që nëse bëjmë një filial të jetë ekselence. Kjo hap një temë tjetër që është ajo e arsimit të lartë në përgjithësi që lidhet edhe me faktin që natyrisht për mjekë dhe infermierë sistemi ynë do të ketë gjithmonë nevojë. Në këtë aspekt unë e shoh me shqetësim atë që po ndodh. Universiteti ka marrë një autonomi të madhe, por shfrytëzon shumë njërën anë që është lirua dhe nuk respekton anën tjetër që është përgjegjësia.

Ambicia jonë është që në mandatin e tretë do të shtyjnë shumë për të sjellë këtë universitet. Hapi i parë është ardhja e universitetit teknologjik të Stambollit, ku ne kemi pasur për gjashtë vite eksperiencën e bukur të studentëve shqiptarë. Ardhja e universitetit teknik të Stambollit këtu do të thotë që studentët të shkojnë në një universitet ndërkombëtar dhe të mos ikin nga shtëpia. Është një universitet që funksionon perfekt për nevojat e tregut që nga teknolgjia e lartë tek i gjithë spektri i teknologjive të ndryshme duke krijuar një prurje ekspertësh për shumë aspekte të tregut që ka nevojë të madhe.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...