E diel, 29 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Mandati i Gjykatës Speciale, Haga kundërshton presidentin Hashim Thaçi

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar propozimet e presidentit Thaçi për ndryshime kushtetuese rreth mandatit të Gjykatës Speciale, synojnë e kanë për qëllim zhbërjen apo zhvleftësimin e Prokurorisë së Specializuar.

Prokuroria e Specializuar në Hagë është shprehur mbi propozimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas saj, ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale, në fakt kanë për qëllim kryesor t’i zhbëjnë ose t’i bëjnë të pavlefshme veprimet e Prokurorisë së Specializuar. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të zyrës së Prokurorit të Specializuar, pas kërkesës së presidentit Thaçi, për sqarime shtesë rreth ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara, apo siç njihet në opinion Gjykata Speciale.

Ndryshim i pikës 13 të kushtetutës

Në fund të muajit gusht, presidenti Thaçi me anë të një letre i kërkoi parlamentit të Kosovës që të amendamentojë nenin 162 të Kushtetutës, në bazë të të cilit është themeluar Gjykata Speciale. Presidenti kërkon ndryshimin e pikës 13 të këtij neni të Kushtetutës, në të cilin thuhet se mandati i gjykatës “do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare” dhe kërkon që të përcaktohet se mandati “do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Prokuroria e Specializuar nga ana e saj është e mendimit, se “neni 162 i kushtetutës në formën e tij aktuale, përshkruan në mënyrë të përshtatshme mandatin e Dhomave të Specializuara. Ndërsa, ndryshimet e propozuara synojnë të rivendosin ose riformulojnë atë mandat. Është e qartë nga deklaratat publike të z. Thaçi se qëllimi kryesor i ndryshimeve të propozuara është përpjekja për të përfunduar, ose ndryshe për të zhvleftësuar veprimet e Dhomave të Specializuara në shkelje të detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe në kundërshtim me të drejtat dhe interesat e palëve dhe pjesëmarrësve në procedurat në vijim”, thotë Prokuroria Speciale.

Me tej në reagimin e saj thuhet, se “fakti që ndryshimet janë propozuar nga një president, i cili është subjekt i një akuze të paraqitur nga Prokuroria e Specializuar në lidhje me krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, kërkon që ato të vlerësohen me kujdes të veçantë. Z. Thaçi nuk është një palë e pa interesuar dhe ka një arsye të mirë të besohet se ndryshimet e propozuara janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të dëmtuar gjykatën”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe :   “Haga” pa lidhje e Tiranës me Hagën e Holandës
Lexo edhe :   Hidhen poshtë propozimet e Thaçit, Gjykata Speciale vazhdon mandatin

Komentet shtesë të zyrës së presidentit

Një javë më parë, zyra e presidentit të Kosovës ka dërguar komentet e saj shtesë në Hagë lidhur me kërkesën e presidentit, ku thuhet se paragrafët 13 dhe 14 të nenit 162 të Kushtetutës kanë krijuar paqartësi rreth mandatit të Gjykatës Speciale. “Sipas formulimeve të paragrafëve 13 dhe 14 të Nenit 162 të Kushtetutës, në opinionin kosovar është shpërfaqur mendimi dhe përhapur bindja që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të zgjasë në një periudhë më së shumti pesëvjeçare nga koha e aprovimit të amandamentimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kjo ka ngjallur jo rrallëherë reagime të shumta tek aktorë të ndryshëm”, thuhet në sqarimet e zyrës së presidentit Thaçi.

Në pritje të konfirmimit apo hedhjes poshtë të akuzave

Me 24 qershor Zyra e Prokurorit të Specializuar paraqiti një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Prokuroria Speciale e “akuzon”, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, si përgjegjës “për 100 vrasje të paligjshme” dhe krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë “qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”. Kjo aktakuzë deri në fund të këtij muaji, duhet të shqyrtohet “të konfirmohet apo hidhet poshtë”, nga gjyqtari i procedurës paraprake, francezi Nikola Giju. Nëse aktakuza konfirmohet, atëherë presidenti Thaçi, ka deklaruar se ai do të japë dorëheqje nga posti i presidentit.

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 me këmbënguljen e bashkësisë ndërkombëtare, ku Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese për këtë Gjykatë. Ideja për themelimin e Gjykatës, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë. Që nga viti 2019, mbi 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje si të dyshuar dhe dëshmitar nga prokuroret e Prokurorisë së Specializuar. Në mesin e të intervistuarve nga Prokuroria Speciale si i dyshuar për krime lufte ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj./DW/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...