Pas takimit me Kryemadhin, Basha ka zhvilluar një tjetër takim me aleatët lidhur me vendimin unanim të PD-së, për djegien e mandatave.
Takimi me Kryemadhin ka zgjatur rreth 60 minuta në ambientet e selisë blu, ndërsa menjëherë pas saj, Basha ka pritur aleatët e vegjël të PD.
Kryedemokrati ka zhvilluar takim me kreun e LZHK Dashamir Shehi, kreun e PBDNJ Vangjel Dule, kreun e PR Fatmir Mediu, kreun e PAA Agron Duka si dhe me kreun e PDK Nard Ndoka.
Gjatë ditës së sotme Basha ka deklaruar zyrtarisht se grupi parlamentar vendosi të djegë mandatet duke numëruar arsyet që çuan në këtë vendim.