Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Mandat i katërt? Varet nga votuesit rishtarë…

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Eduard Zaloshnja

Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama deklaroi se sfida më e madhe për socialistët është që, gjatë mandatit të tretë, të arrijnë rezultate të tilla në qeverisje, që do ta bënin elektoratin shqiptar ta votonte PS-së edhe për një mandat të katërt.

Ndërkohë që rezultatet e qeverisjes ndikojnë në mënyrën sesi votojnë qytetarët, historia elektorale shqiptare na tregon se PS-ja ka pasur një elektorat tejet të qëndrueshëm në 12 vjetët e fundit. PS-ja dhe partitë satelite të saj (PSD etj. etj.) janë luhatur në intervalin e 740-820 mijë votave në zgjedhjet parlamentare nga 2009-ta e këtej. (Në sondazhet e mija ndërmjet zgjedhjeve është luhatur pothuaj në të njëjtin interval).

Kjo qëndrueshmëri elektorale është regjistruar pavarësisht se janë larguar nga Shqipëria dhe nga kjo botë rreth 100 mijë banorë të rritur çdo katër vjet. Kuptohet që vendin e tyre e kanë zënë pjesërisht rreth 130 mijë të rinj, që kanë mbushur moshën për votim çdo katër vjet. Në rastin e PS-së duket se dardha ka rënë nën dardhë, pasi ajo i ka ruajtur pothuaj stabël votat e veta.

Duke faktorizuar koeficientet e mortalitetit dhe të emigracionit që llogarit INSTAT-i për popullsinë në përgjithësi, i bie që PS-ja të humbasë rreth 50 mijë vota nga vdekjet dhe emigrimi deri më 2025. Ndërkohë 50 mijë të tjera mund ti humbasë nga lodhja e një qeverisje 12-vjeçare.

Burimi kryesor për t’i rikuperuar këto firo do të ishte armata e votuesve rishtarë, që do të kenë mbushur moshën për votim deri më 2025. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT-it, rreth 160 mijë të rinj, që aktualisht banojnë në Shqipëri, do të kenë mbushur moshën për votim më 2025.

Ky është brezi Tik-Tok, YouTube, Instagram, Fortnight, Netflix, etj., që ndjek shumë pak televizionin, gazetat e portalet, dhe që bezdiset nga bisedat politike të prindërve. Gjë që i ul gjasat që dardha të bjerë nën dardhë për PS-në; si deri më sot…

Nga pikëpamja demografike, duket se beteja elektorale e ardhshme do të përcaktohet nga suksesi që do ketë secila palë për të tërhequr pas katër vjetësh sa më shumë nga rishtarët që sot rrinë gjithë ditën me celularë në duar apo duke luajtur video games në laptop apo TV..

Tags: Asambleja e PSEduard Zaloshnjarama

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Shpërthim me eksploz*v në makinën e efektivit të policisë

Shpërthim me eksploz*v në makinën e efektivit të policisë

Vorë/ Kush është i riu që tentoi vetëvras*en

Vorë/ Kush është i riu që tentoi vetëvras*en

Rritje e lehtë temperaturash dhe mot me diell

Rritje e lehtë temperaturash dhe mot me diell







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel
Aktualitet

Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel

by mirseda
10:35 | 09/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar. Kjo mbledhje vjen para nisjes së kryeministrit...

Vijojnë protestat për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

Vijojnë protestat për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

10:24 | 09/02/2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

10:14 | 09/02/2026
Gati 1 vit pas arrestimit, Gjykata e Posaçme pritet të vendosë sot fatin e Erion Veliajt

Gati 1 vit pas arrestimit, Gjykata e Posaçme pritet të vendosë sot fatin e Erion Veliajt

10:11 | 09/02/2026
Heshtja mbi korrupsionin dhe padrejtësitë që po shkatërrojnë vendin

Heshtja mbi korrupsionin dhe padrejtësitë që po shkatërrojnë vendin

09:51 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com