Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se së shpejti do të vijnë 50 mijë vaksina ruse Sputnik V.
“Shqipëria siguron marrëveshjen për 50,000 vaksina Sputnik”, – shkruan Manastirliu në rrjetin social, Twitter.
Shqipëria siguron marrëveshjen për 50,000 vaksina Sputnik ✅
?Intervista në @tvklan https://t.co/MNoaw1zYhE
— Ogerta Manastirliu (@GManastirliu) April 14, 2021
Më herët ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije se ditën e sotme janë kryer 12.944 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa që prej fillimit te fushatës janë kryer gjithsej 294.160 vaksinime në vendin tonë.
Në vendin tonë aktualisht janë duke u përdorur vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.