Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se ditën e sotme janë shëruar edhe 3 persona nga personeli shëndetësor.
Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu njofton se ka shkuar në 21 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga koronavirusi.
Kështu shkon në 116 numri i personave të shëruar nga COVID-19. Ndërkohë sot u konfirmuan edhe 16 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 377 numrin total të të infektuarve.
Deri më tani në Shqipëri kanë humbur jetën 21 persona nga koronavirusi.
Postimi i plotë:
? Edhe 3️⃣ personel shëndetësor janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP ✅
Shkon në 2️⃣1️⃣ numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga ?#COVID19?
Deri tani 1️⃣1️⃣6️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗️