Çdo ditë e më shumë po raportohen më shumë të infektuar. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të mjekëve e ministres Manastirliu, duket se situata nuk po njeh përmirësim.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sjell edhe një herë në vëmendje rëndësinë e përdorimit të maskës për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
Teksa ka publikuar mesazhin e profesorësh Gjeorgjina Kuli, Manastirliu shkruan se përdorimi i maskës e ul me 70% përhapjen e infeksionit.