Aktualitet

Manastirliu në Shëngjin: Kujdes shëndetësor 24/7 për banorët


               Publikuar në : 15:53 - 02/12/19 B H

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti në zonën e Shëngjinit.

Nga atje ajo deklaroi se do të ofrohet kujdes shëndetësor 24 orë për banorët në pikat e emergjencës. Manastirliu shton se nuk ka munguar as ofrimi i kujdesit psiko-social për fëmijët dhe të gjithë banorët që kanë pasur nevojë.

“Jemi përqendruar në ofrimin e ndihmës mjekësore pranë hoteleve dhe pikave të emergjencës ku janë vendosur banorët dhe po garantojmë shërbim 24/7 dhe kemi siguruar barnat për të sëmurët kronikë. Kemi siguruar medikamentet për 95 të sëmurët kronikë, ndërsa po trajtohen me terapitë e duhura pacientët me probleme ankthi si pasojë e tërmetit.”, tha Manastirlliu.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT