E shtunë, 24 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

Manastirliu: Në pritje të 18 analizave të reja, tregohuni bashkëpunues

Ministrja Manastirliu ka bërë me dije se priten përgjigjet e analizave për 18 persona të dyshuar me koronavirus. Ajo ripërsëriti thirrjen e vazhdueshme që qytetarët të kontaktojnë në numrin 127, nëse shfaqin simptoma, histori udhëtimi me vendet e prekura, apo kanë pasur kontakte me të infektuarit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, paralajmëroi për një rritje të numrit të rasteve, ndaj të gjithë qytetarët duhet të zbatojnë masat.

“18 analiza të tjera që priten të dalin rezultatet e tyre. Duke thënë që është bërë një punë kapilare në të gjithë Shqipërinë, për të mundësuar që çdo person që telefonon në numrin ‘127’. I vetmi ku duhet të telefonojnë nëse kanë simptoma, histori udhëtimi apo kanë pasur kontakte me të prekur.

I vetmi shërbim që ka mjetet e duhura, dhe që u siguron shqiptarëve atë që kërkojnë. E them këtë, sepse dua të nënvizojë të vetmin numër unik, tek i cili kanë telefonuar vetëm dje rreth 1000 qytetarë, që kanë shprehur shqetësimet e tyre.

Pritet për një rritje të numrit të rasteve, prandaj të respektohen masat nga njerëzit. Kemi pasur bashkëpunimin e mirë të personave që janë konfirmuar me këtë virus, por jemi të vendosur të zbatojmë të gjitha protokollet për qytetarët.

Dy janë, vetëkarantinimi dhe karantina në zonën e Durrësit, në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve, e cila është gati. Dhe e theksoj që vendimi i qeverisë ka kaluar për të filluar shërbimin e ushqimit dhe lavanterisë, dhe për të rritur kapacitetet nëse do të na duhet më shumë dhe në këtë aspekt. Të gjithë ata qytetarë që konfirmohen, duhet të jenë të gatshëm t’i përgjigjen këtij vendimi. Nuk jemi ne të parët, por 102 vendet që e kanë aplikuar”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :   Qeveria me plan menaxhimi për situatën e COVID-it, çfarë pritet në vjeshtë
Lexo edhe :   Koronavirusi, 31 raste të reja në 24 orët e fundit

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...