Manastirliu: Në 24 orët e fundit, janë vaksinuar 14,880 qytetarë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve në vend. Ajo bëri të ditur se sot janë kryer 14.880 vaksinime.

Ndërkohë, nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 221,588 qytetarë.

Sipas ministres, fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta.

Prej 10 ditësh, Shqipëria ka nisur vaksinimin masiv të popullsisë kundër koronavirusit, me vaksinën kineze të prodhuar nga kompania Sinovac.

Në vendin tonë, deri më tani janë përdorur 4 lloje të ndryshme vaksinash si, Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.