Manastirliu: Më 25 prill rinovojmë kontratën me shqiptarët, mbajtëm premtimet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e katërta në listën e kandidatëve të PS-së në Qarkun Tiranë, është shprehur e bindur në fitoren mazhorancës më 25 prill.

Ajo u shpreh se Partia Socialiste i ka mbajtur premtimet, dhe se qytetarët do të dinë të vlerësojnë.

Ogerta Manastirliu: “Jam shumë krenare që jam pjesë e një force politike që ka në gjak progresin.  Kemi përballuar 2 sfida të mëdha. Ne qëndruam në lartësinë e detyrës. Sikurse e kemi menaxhuar dhe vijojmë ta menaxhojmë çdo ditë këtë sfidë të pandemisë. Më datë 25 prill do të rinovojmë kontratën me shqiptarët pasi ne bëjmë atë që themi dhe premtimet i kthejmë në vepra. Falë edhe ekipit të Tiranës ne do t’ia dalim të jemi alternativa fituese”.