Manastirliu: Kemi sinjale për variante të reja të koronavirusit në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se ka sinjale laboratorike që në Shqipëri të jetë futur variantet e reja të COVID-19.

E ftuarn ë emisionin ”Opinon”, Manastirliu tha se infektimi i grupmoshave të reja me COVID vjen për shkak të këtyre varianteve.

“Trendi i lartë vlerësohet nga ekspertët vjen si rezultat i grumbullimeve në ambiente të mbylluar dhe të hapura, probalisht dhe për shkak të varianteve të reja të COVID-19. Kemi sinjale laboratorike që në Shqipëri mund të qarkullojnë këto variante. Ne kemi dyshimet arsyeshme në ISHP dhe lidhur me prekjen e fashës së grupmoshave të reja. Gjithë reflektimi i post festave ka rezultuar me rritje të infeksionit.

Komitieti i Eksperteve i cili ndjek situatën i merr vendimet në varsi të disa kritereve dhe situatës epidemiologjike, ne nuk jemi një vend që nuk kemi pasur masa. Ajo që ne po vuajm sot është mos zbatimi i masave.”-tha Manastirliu.