E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Manastirliu: Kemi mbi 120 të shtruar, do hapim spitalin e tretë dhe të katërt

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se në dy spitalet e hapura Covid po marrin trajtim mjekësor më shumë se 120 pacientë të infektuar dhe dhjetëra të dyshuar si bartës të koronavirusit.

Në fjalën e marrë në Kuvend, ajo ka shprehur shqetësimin për gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë, ku paralajmëroi se shumë shpejt do hapen spitali i tretë dhe i katërt.

Manastirliu theksoi se nuk do të ketë më normalitet deri në shpikjen e vaksinës, ndaj të gjithë duhet të mësohen të bashkëjetojnë me masa mbrojtëse.

Ministrja apeloi sërish ndaj të gjithëve që të zbatojmë masat mbrojtëse, e cila duhet të kthehet në rutinë, për sa kohë virusi jeton me ne.

“U bënë disa javë që në vendin tonë, koronavirusi ka shtuar ngarkesën në sistemin tonë shëndetësor. Sot kërkoj mbështetje për aktin normativ. Disa nga ju maskën nuk po e mbani. Nëse ju nuk e mbani maskën që ju mbron ju dhe kolegët tuaj, nuk mund të jeni shembulli më i mirë.

Kjo nuk është masë e qeverisë, por e ekspertëve për uljen e riskut. Në të dy spitalet e dedikuara të cilat janë funksionale kemi mbi 120 të shtruar dhe me dhjetëra të tjerë të dyshuar që janë të shtruar. Shumë shpejt do shtrihemi në planin për spitalin e tretë dhe të katërt.

A është më e mira që të vijojmë të hapim spitale, apo që secili të marrë përgjegjësitë dhe të ulim rriskun? Kjo kërkon mobilizim të të gjithë qytetarëve dhe ne nuk duhet ta bëjmë për veten tonë, por për të afërmit tanë dhe për ata që po sakrifikojnë për ne.

Lexo edhe :   Kosovë, 7 viktima dhe 296 raste të reja me Covid-19
Lexo edhe :   Koronavirusi/ Franca shtrëngon masat, ndryshon ora policore

Duhet të zbatojmë masat mbrojtëse, e cila duhet të kthehet në rutinë për secilin prej nesh. Duhet të vazhdojmë jetë në normalitetin e ri. Nuk ka më normalitet të vjetër, derisa vaksina të dalë”, tha Manastirliu.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...

Vllaznia me njërën dorë te titulli, Teuta zhyt Bylisin në krizë

Përfundojnë dy ndeshjet që hapën siparin e javës së 14 të Kategorisë Superiore. Teuta mundi me rezultatin e pastër 2-0 Bylisin, dhe me këtë fitore...

Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kreun e komunës

Kryetari i komunës në qytetin jugor meksikan Chiapas, Oscar Ramirez është lidhur nga banorët e zonës, pasi nuk mbajti premtimin për ndërtimin e një...