Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se në të gjithë vendin vijon pa u ndalur procesi i vaksinimit të popullsisë, kundër koronavirusit.
Ajo bëri me dije se deri më tani janë kryer mbi 450 mijë vaksinime.
”Nga veriu në jug, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve. Ia kemi dalë të kryejmë mbi 450,000 vaksinime deri tani dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Manastirliu në rrjetin social, Facebook.
Ndërkohë, kurba e koronavirusit në vend mbetet e qëndrueshme pasi 24 orët e fundit janë regjistruar 108 raste të reja, nga 2.808 testime të kryera.