Manastirliu inspekton pavionin e Covid në Durrës: Incidenca është në rritje

Ditën e sotme, në spitalin Rajonal të Durrësit është hapur edhe pavioni Covid me 60 shtretër, që do të trajtojë pacientët e infektuar me koronavirus.

Së bashku me spitalin e Shkodrës, këta dy spitalë rajonalë bëhen të parët që hapin dyert për pacientët e infektuar, pasi 90% e kapaciteteve të katër spitaleve Covid në Tiranë janë ezauruar.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa vizitoi ambientetnë spitalin e Durrësit, tha se ky nuk është një moment i lehtë.

Ogerta Manastriliu: “Është moment delikat, kemi incidencë në rritje, qoftë dy javore qoftë edhe të javës së fundit. Fakti që 90 % e kapaciteteve në 4 spitalet Covid janë ezauruar na bën të kalojmë në skenarin 1 ku nisim në fillim me spitalin rajonal Durrës, dhe me Shkodrën më pas me Korcën, Vlorën e Elbasanin”.