Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Manastirliu i përgjigjet Bashës: Testimet do të rriten! Bonusi deri në ditën e fundit të pandemisë

2 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Manastirliu i përgjigjet Bashës: Testimet do të rriten! Bonusi deri në ditën e fundit të pandemisë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar pas deklaratave të liderit të opozitës, Lulzim Basha, lidhur me testimin masiv të popullsisë dhe rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët.

Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu shprehet se që prej muajit korrik numri i testimeve është dyfishuar dhe do të vijojë të rritet.

Sipas saj, bonusi prej 1000 eurosh për mjekët dhe infermierët, si dhe epidemiologët do të vazhdojë të jepet deri ditën e fundit të pandemisë.

“Ftoj Kryetarin e Partisë Demokratike, që ashtu siç e pranoi se pandemia që ka prekur mbarë botën nuk ka ardhur prej qeverisë, të reflektojë edhe mbi këto fakte të thjeshta, që hedhin dritë mbi menaxhimin që qeveria shqiptare i ka bërë pandemisë:

Prej muajit korrik, numri i testimeve është dyfishuar dhe do të vijojë të rritet bazuar në strategjinë tonë për kufizimin e përhapjes së virusit, të hartuar nga ekspertët e Komitetit Teknik në zbatim të rekomandimeve të OBSH. Mbi këtë Strategji bazuar në nevojat reale ekipet e shëndetësisë në terren, testojnë, gjurmojnë dhe izolojnë cdo rast të dyshuar, duke berë të mundur që mbi 80% e rasteve të izolohen brenda 48 orëve.

Ka një arsye përse Shqipëria ka sot përqindjen më të ulët të mjekëve dhe infermierëve, që janë infektuar, shkak të Covid19. Nëse do të pyesë stafet mjekësore që shërbimin ua ofrojnë qytetarëve tek koka e krevatit, dhe jo nëpërmjet dritares së Facebook-ut, me siguri do të mësonte se Shqipëria është ndër të paktët vende të rajonit ku mjetet e mbrojtjes personale për stafet mjekësore nuk kanë munguar për as edhe një sekondë, që kur u shfaqën rastet e para të infeksionit në Shqipëri.

Shifrat zyrtare të pandemisë nuk mund të ngatërrohen me të njëjtën lehtësi si veprimet e thjeshta aritmetikore. Grafikët që ndihmojnë për interpretimin e këtyre shifrave, duhet të lexohen ashtu siç janë dhe jo të përmbysur. Shifrat reale, ato që mjekët e strukturave drejtuese të partisë së Z. Basha nuk ia thonë, e nxjerrin Shqipërinë në një pozicion më të mirë – aspak më të keq – se sa shumë vende të rajonit, në këtë luftë që ende nuk ka përfunduar dhe bilanci i së cilës, bëhet vetëm në fund.

Bonusi prej 1000 Euro për mjekët, infermierët, epidemiologët dhe 500 Euro për sanitarët, shoferët e autoambulancave, është realitet prej shtatë muajsh dhe do të zgjasë deri ditën e fundit të kësaj pandemie.

E fundit, sa për pagat e mjekëve, ata janë shumë të kthjellët për të bërë dallimin mes një rritjeje prej 40% që po bëhet realitet, dhe premtimeve, të cilave po t’u besosh sot, është njësoj si të shohësh shinat e hekurta të tramvajit nëpër rrugët e Tiranës”, shkruan ajo.

Tags: bonusetlulzim bashamjeketnumri i testimeveogerta manastirliu

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
U vra nga RENEA/Gruaja e 71-vjeçarit bën kthesën e papritur të ngjarjes: S’e kam denoncuar për dhunë, ja kush janë shkaktarët e vërtetë

U vra nga RENEA/Gruaja e 71-vjeçarit bën kthesën e papritur të ngjarjes: S’e kam denoncuar për dhunë, ja kush janë shkaktarët e vërtetë

Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

Jo listat e hapura, koalicionet janë problemi

Gruaja e Lefter Zhidrus tregon si ka lindur konflikti me fqinjët

Gruaja e Lefter Zhidrus tregon si ka lindur konflikti me fqinjët

JU REKOMANDJOMË

Zbardhet dokumenti/Shtëpia e Ramës në Surrel kushton 400 milionë lekë

Zbardhet dokumenti/Shtëpia e Ramës në Surrel kushton 400 milionë lekë

4 vjet ago
“Baza e re e NATO-s në Durrës, një paralajmërim për Vladimir Putin”

“Baza e re e NATO-s në Durrës, një paralajmërim për Vladimir Putin”

7 muaj ago
Shqiptari tentoi të vrasë të dashurin e gruas, ngjarja në sy të vajzës së mitur

Shqiptari tentoi të vrasë të dashurin e gruas, ngjarja në sy të vajzës së mitur

5 vjet ago
BE-ja kërkon lirimin e gazetares kineze që raportoi për koronavirusin në Wuhan

BE-ja kërkon lirimin e gazetares kineze që raportoi për koronavirusin në Wuhan

2 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com