Së fundmi është zhvilluar mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Ogerta Manastirliu shkruan se “deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë”.
Reagimi i plotë i saj: “Po diskutojmë në këto momente me ekspertët e komitetit teknik, për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, pas vendimit që hyri sot në fuqi në vendin fqinj për izolimin total të zonave të kuqe ?
Çdo masë e shtuar dhe vendim që do të merret, do të vendoset nga ekspertët❗️ ?Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë!”