E premte, 28 Janar, 2022
9.5 C
Tirana

Manaj: Ambasadorët i trajtojmë si mbretër, në vendet e tyre s’i njeh njeri

Gazetari shqiptar në Londër, Arben Manaj, ka dalë haptazi kundër përfshirjes së ambasadorëve të huaj në politikën tonë. Ai dha një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku tha se ambasadorët nga vendet nga vijnë, ata nuk i njeh njeri. Por kur mbërrijnë në Shqipëri, marrin një protagonizëm të tepruar. Madje sipas tij, ambasadorët në Tiranë trajtohen si “monarkë” dhe “mbretër” nga politika por edhe media.

“Sepse ndoshta në vendet nga vijnë, ose në momentet që hipin në Rinas në “Austrian Airlines” nuk i njeh njeri, por sillen aty edhe për fajin tonë të medias dhe për fajin të politikës shqiptare që i trajton këta si mbretër, si monark.

Gjë që nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Unë kam përshtypjen që këta ndërkombëtarë ndoshta nuk e njohin psikologjinë dhe realitetin e Shqipërisë, se të njëjtën gjë bënë dhe me Albin Kurtin në Kosovë.

Besoj e mbani mend çfarë mesazhesh i dërgonte Grenelli, keni dhe 2 ditë, keni dhe 3 ditë, PDK-së dhe LDK-së për të hequr Albin Kurtin. Në momentin që kosovarët e kuptuan ndikimin e amerikanëve për të cilin ata nuk ishin dakord, dhe padyshim në zgjedhjet e ardhshme, e sollën përsëri në pushtet. Dhe ky mendim që pa ndihmën e amerikanëve nuk vjen dot në pushtet, kjo është absolutisht e pavërtetë.

Nuk pyet shqiptari diku në një mal të Përmetit apo të Kukësit, se kujt i shkel syrin Yuri Kim. Ai shikon interesa të tjera. Nëse do të fitojë Rama me shumicë absolute, do të fitojë, dhe Ambasada Amerikane nuk ka shans ta ndryshojë rezultatin, ashtu si dhe PD-ja. Se edhe në ’97 e hoqën Berishën nga pushteti, por në 2005 nuk e ndaluan amerikanët të vinte prapë në pushtet. Pse? Sepse fitoi shumicën”, tha ndër të tjera gazetari Arben Manaj.

Lexo edhe :   Luli fiton kur humbet

Dje, ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj deklaratës së zëdhënësit të DASH, Ned Price sa i takon kritikave të tij në adresë të ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Zoti Price u shpreh dy ditë më parë për “Zërin e Amerikës” se Uashingtoni është i shqetësuar nga akuzat që po ngrihen ndaj ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Lexo edhe :   Eleminimi i një deputeti/Spartak Braho përfundon në SPAK

Berisha, me anë të një statusi në profilin e tij në “Facebook”, shkruan se fjalët që ai ka thënë për ambasadoren Kim janë kritika dhe jo sulme. Sipas ish-kryeministrit Berisha, interpretimi i kritikave si sulme nuk është e drejtë, dhe se është formë e pastër bullizmi diplomatik.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të...

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të...

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rezulton me shenja djegie në dorë....

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon sherrit me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në...

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Nga: Ergys Mërtiri Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon...