Një tjetër shtet evropian bie pre e koronavirusit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Malta ka konfirmuar rastin e saj të parë me koronavirus. Bëhet fjalë për një 12-vjeçare italiane, e cila tashmë është futur në karantinë.
12-vjeçarja bashkë me familjen e saj ishin kthyer të martën nga një festë në Trentino. Vajza filloi të ndjehej keq ditën e enjte, madje para se të kontaktonte mjekun, ajo dhe familja e saj ishin vendosur në karantinë.