E premte, 22 Tetor, 2021
14.5 C
Tirana

Malltezi zbulon prapaskenat: Një firmë e detyron Lefterin të ‘hedhë vallen’ e Ramës

Deputeti i LSI-së i qarkut të Durrësit, Lefter Koka doli kundër djegies së mandatit, i cili ishte një pakt mes partive opozitare. Jamarbër Malltezi, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike ka reaguar menjëherë pas këtij vendimi duke treguar edhe arsyet që e detyruan Kokën të marrë atë vendim.

Përmes një postimi në “Facebook”, Malltezi thotë se Lefteri po detyrohet të hedhë “vallen e Ramës” për shkak të firmës që ka hedhur kur ishte ministër Mjedisi, në atë që e quan afera 178 milionë euro e inceneratorëve.

“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj më parë “Pendohu, bëhu dëshmitar i drejtësisë” lidhur me aferën kriminale të inceneratorëve ku Rama-Ahmetaj po përlajnë 178 milionë euro, por Teri ka firmos për këtë aferë dhe tani do hedhë vallen sipas Ramës. 14 muaj që qeveria i fshihet debatit për inceneratorët! Çfare halli i madh i ka zanë?”, – shkruan Malltezi.

Reagimi i demokratit vjen pasi Lefter Koka përmes një statusi në Facebook, sqaroi arsyet pse nuk do ta digjte mandatin e deputetit dhe akuzoi Berishën që kishte kapur për hunde edhe LSI-në ashtu siç kishte bërë me Lulzim Bashën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dy fitore që çojnë në humbje

Nga: Blendi Kajsiu Që fitorja e fushatës Berisha është humbje e madhe për PD-në, kjo tashmë është e qartë edhe për vetë doktorin. Ai e...

Si mund ta ndryshojnë politikën në Evropë zbulimet e “Pandora Papers”

Nga: Chris Raggett “European Council on Foreign Relations” Fshehtësia e financave nuk është më si dikur. Publikimi më 3 tetor i “Pandora Papers”, i rreth 12...

Donald Trump lançon rrjetin e tij social, ja si do të quhet aplikacioni

Pasi u përjashtua nga platformat sociale si Facebook dhe Twitter, Trump ka bërë përpjekje për krijimin e një media sociale rivale. Ish-presidenti amerikan Donald...

Super-operacion i shërbimit sekret, në pranga 15 agjentë të Mossad-it

15 persona janë arrestuar në Turqi, pasi autoritetet i akuzojnë si agjentë të shërbimit sekret izraelit, Mossad. Si rezultat i operacionit të kryer në...

Progres-Raporti 2021 konfirmon 15 parakushtet e paplotësuara

Nga: Bujar Leskaj Komisioni Europian publikoi ditën e djeshme Progres-Raportin për Shqipërinë. Të 136 faqet e këtij raporti përbëjnë provën e shkruar se qeverisja...