E diel, 16 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Mallkimet më të famshme në histori, si qëndron e vërteta dhe pse u krijuan ato

Gjatë historisë, njerëzit kanë promovuar histori të ndryshme mallkimesh, për arsye nga më të ndryshmet. Për tifozët e sportit, mallkimet mund të ndihmojnë në shpjegimin e humbjes së ekipit të tyre të zemrës. Kur keqkuptohet shkaku i një vdekje, mallkimet mund të ofrojnë një lloj shpjegimi. Por ndonjëherë, mallkimet stisen vetëm sepse dikush donte të sajonte një histori. Ja cilat janë disa nga mallkimet më të famshme në histori.

Mallkimi i Mbretit të Egjiptit Tutankamun

Në shkurtin e vitit 1923, një ekip arkeologësh britanikë hapi varrin e Tutankamunit, një faraon egjiptian i shekullit XIV Para Krishtit. Dy muaj më vonë, kur biznesmeni që kishte sponsorizuar ekspeditën vdiq nga një infeksion bakterial, gazetat britanike pretenduan pa asnjë provë, se ai “vdiq për shkak të mallkimit të mbretit Tut”.

Sa herë që anëtarët e tjerë të ekipit të ekspeditës vdisnin, mediat i riktheheshin historisë së mallkimit të pretenduar. Në fakt mallkimi i mbretit Tut dhe “mallkimet e mumjeve” të tjera, u shpikën nga evropianët dhe amerikanët, kur vendet e tyre morën objekte shumë çmuara nga Egjipti.

Mallkimi i Varrit të Mbretit polak

Në vitin 1973, një grup arkeologësh hapën varrin e mbretit polak të shekullit XV Kazimir IV Jagiellon në Krakov të Polonisë. Ashtu si me hapjen e varrit të Mbretit Tut 50 vjet më parë, media evropiane, raportoi se studiuesit rrezikonin të prekeshin nga një mallkim.

Kur disa nga anëtarët e ekspeditës filluan të vdisnin pak më vonë, disa media spekuluan se ishte për shkak të një mallkimi. Më vonë, ekspertët zbuluan gjurmë të kërpudhave vdekjeprurëse, që mund të shkaktojnë sëmundje të mushkërive. Ky ishte edhe shkaku i vdekjes së tyre.

Mallkimi i Diamantit Houp

Në vitet 1660, tregtari francez i gurëve të çmuar Zhan-Baptist Tavernie, bleu gjatë një udhëtimi në Indi, një diamant të madh me origjinë të panjohur. Por në shekullin XX-të, në SHBA dhe Evropë, nisi të qarkullonte një mit, sipas të cilit Tavernie e kishte vjedhur diamantin nga statuja e një Perëndeshe Hindu.

Gazetat dhe argjendarët që përhapën këtë histori, pretenduan se diamanti ishte i mallkuar dhe u ndillte fat të keq atyre që e kishin. Në fakt argjendari francez Pier Kartie, thuhet se e përdori këto histori për të rritur vlerën e diamantit, kur ia shiti atë pasanikes amerikane Evelin Maklin në fillim të viteve 1910.

Mallkimi i Tipekanoes

Në mesin e shekullit XX-të, media amerikane nisi të vërente një lloj modeli në vdekjet e presidentëve. Duke filluar me Uilliam Herrisonin, dhe përfunduar me Xhon Kenedin, çdo 20 vjet vendi zgjidhte një president që do të vdiste në detyrë.

Harrison, presidenti i parë që vdiq në detyrë, u zgjodh në vitin 1840. Presidentët e tjerë që vdiqën në detyrë ishin Abraham Linkoln, Xhejms Garfilld, Uilliam Mekinli; Uorren Harding,  Frenklin Ruzvelt, dhe Xhon Kenedi.

Në vitet 1930, u pretendua se ky “model” ishte për shkak të një mallkimi që Shouni, shefi i fisit indian Tekumseh, kishte hedhur mbi Herrison dhe presidentët e ardhshëm, pasi trupat e këtij të fundit e mundën në Betejën e Tipekanoes në vitin 1811.

Mallkimi i Makbethit

Në botën e teatrit ka shumë bestytni. Kështu mendohet se ndjell fatin e keq t’u urosh fat aktorëve. Kjo është arsyeja pse njerëzit në vend të këtij urimi, u thonë atyre:”Thefshi këmbët në skenë!”. Dhe është gjithashtu fat i keq të thuash fjalën “Makbeth” në teatër, përveçse gjatë një shfaqjeje të dramës së njohur të Shekspirit.

Në realitet, këto histori janë një ndërthurje e trillimeve dhe mbledhjes së provave selektive.

Legjenda për këtë mallkim duket se ka filluar me Mak Berbom, një karikaturist dhe kritik britanik i lindur në vitet 1870, gati 3 shekuj pas shfaqjes së parë të Makbethit.

Berbom – ndoshta i bezdisur nga fakti që Makbethi ishte një dramë aq shumë popullore – shpiku një histori, sipas së cilës aktorja e parë që luajti Zonjën Makbeth, vdiq menjëherë para natës së shfaqjes premierë. Që atëherë, kjo histori është bërë pjesë e një miti, sipas së cilës drama është e mallkuar, dhe ka sjellë fat të keq për ata që janë të përfshirë me të. Megjithëse ka pasur aksidente reale gjatë vënies në skenë të Makbeth, gjatë historisë së saj më shumë se 400-vjeçare, ato fitojnë më shumë vëmendje sesa aksidentet gjatë shfaqjeve të tjera, pikërisht për shkak të “mallkimit” të saj të supozuar.

Burimi i lajmit: https://www.history.com/news/curses-king-tut-tippecanoe-origins

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...