E hënë, 18 Tetor, 2021
21.5 C
Tirana

“Mall për Ramën që nuk gënjente”, Vasili ironizon kryeministrin

Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas videos që presidenti Meta publikoi më herët ditën e sotme.

Në videon e publikuar, shfaqet kryeministri Rama asokohe ministër i Kulturës, duke folur pro faktit për të rikonstruktuar Teatrin Kombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shprehet me ironi se e ka marrë malli për Edi Ramën që ishte objektiv dhe nuk thoshte gënjeshtra.

“Nuk e marr vesh pse u bë më pas kaq gënjeshtar i madh ky Edi Rama? Kush e prishi këtë njeri xhanëm? Kush e mori në qafë?”, shkruan ai në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Na kishte marre malli per kete Edi Ramen objektiv,qe nuk genjen fare qe thote te vertetat sic jane.

Nuk e marr vesh pse u be me pas kaq genjeshtar i madh ky Edi Rama.

Kush e prishi kete njeri xhanem?
Kush e mori ne qafe?

Kush e meson qe te futet ne erresire?

Pse e shperdorojne naivitetin e tij saqe e bejne te duket edhe si tuaf edhe si matuf?

Ishalla vazhdon kjo koherenca dhe transparenca, qe te rrojme e ta kujtojme te mirin Edi Rama qe e telendisi per dreq shoqeria e keqe!!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Shkarkimi i Metës/‘Zëri i Amerikës’: Për herë të parë do të dëgjohet Presidenti

Sa janë dhe sa do të jenë SHBA në ngjarjet që po përjeton Partia Demokratike

Nga: Preç Zogaj Pyetjes së parë, “sa janë”, ia dinë përgjigjen gjithë shqiptarët. Edhe ata që bëjnë sikur nuk e dinë. Janë shumë. Janë me...

Boiken Abazi jep dorëheqjen nga drejtimi i “Vetëvendosjes”

Boiken Abazi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së "Lëvizjes Vetëvendosje" në Shqipëri. Ai njofton me anë të rrjeteve sociale, se dorëheqjen e...

Pse humbi Albin Kurti?

Nga: Baton Haxhiu Tregimi ndër shqiptarë se çdo çudi zgjat jo më shumë se tri ditë dhe pastaj kalohet në një tjetër ngjarje çuditëse, për...

Rekord i ri/ 700 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi nga 2008

Që nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit...

COVID-19 i merr jetën ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka humbur betejën me koronavirusin në moshën 84-vjeçare. Colin Powell, Sekretari i parë me ngjyrë i Shteteve të...