E enjte, 16 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Maliqi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Të vijnë edhe socialistët

Deputeti Lefter Maliqi konfirmoi sot mbështetjen ndaj thirrjes së presidentit Meta, për tubim në 2 mars. Në një deklaratë për shtyp, ai tha se pret që kjo protestë mos të jetë si gjithë të tjerat, por të sjellë rrëzimin e kryeministrit Rama.

Ai i dha një mbështetje publike nismës së ndërmarrë një ditë më parë nga Kreu i Shtetit, Ilir Meta, për të thirrur tubim popullor për ‘besëlidhje’ në 2 mars.

Maliqi kërkon që për krizën politike të ndërhyjnë edhe ndërkombëtarët, në mënyrë që mos ketë konfrontime dhe që të gjendet një zgjidhje, për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve.

“Ashtu siç kam qenë në çdo protestë. Dua t’i them shqiptarëve që jeni në një luftë me krimin. Të gjithë pushtetet janë të PS. Reforma në Drejtësi është e kapur. SPAK nuk po funksionin, është vënë në rresht nga ministri i Brendshëm. Kemi parë vrasje, rrëmbime, tritole, grabitje kudo dhe shteti nuk funksionon por bën shoë. Nuk kemi drejtësi për 51 viktimat e tërmetit. Ky parlament është i kapur.

E kam thënë që në krye të herës, që të gjitha votimet për anti-shpifjen, KÇK, kodin penal janë vetëm për të shantazhuar këtë popull. Unë do të them sot që edhe thirrjen e presidentit Meta do ta mbështes. I bëj thirrje të gjithëve të jenë atje për protesta të qëndrueshme, deri në rrëzimin e këtij diktatori. Meta ka qenë student i dhjetorit, për mbrojtjen e demokracisë. Të gjithë e dinë që po u kap Kushtetuta, do kemi zgjedhje moniste farsë. I bëj thirrje të gjithëve të marrin pjesë në protestën e 2 marsit. Policia e Shtetit është e nëpërkëmbur. Vettingu drejtohet nga një zonjë që e ka bashkëshortin oficer të thjeshtë policie”, deklaroi Maliqi.

Lexo edhe :   SHBA po merret me Saliun? Manjani: Rama na ka hedhur trutë e gomarit

“Policisë së Shtetit i bëj thirrje të përgjigjet njësoj si në vitin 1991, kur ra busti. Kujdes me gazin lotsjellës, mos u bashkoni me thirrjet politike. Nesër duhet të vijë në krye një njeri që i shërben interesave të vendit. Ky njeri i mbushi burgjet me njerëz të vuajtur dhe bën shoë me OFL, me një vajzë me syze. Në 2 mars dhe më pas të jenë për fatet e vendit. Ndërkombëtarët të ndërhyjnë për një zgjidhje sa më të shpejtë. Presidenti ka qenë edhe në 2009 në grevë urie për të mbrojtur Kushtetutën.

Lexo edhe :   "Rama 3"/Administrata me rritje page, shkon në 85 mijë lekë në muaj

Shqiptarë jeni në një ditë, ku thërret qameti. Ka ardhur koha për të rrëzuar këtë diktator të ri. E kam thënë edhe më parë që mandati im nuk i shërben kapjes së vendit, se ndryshe e lë në moment. Deputetët i kam kapur duke bërë pazare me z. Balla e të tjerë nëpër komisione. Ata votuan për median për anti-shpifjen”, u shpreh Maliqi.

2 marsi akti final për të rrëzuar qeverinë/ Meta jep paralajmërimin e radhës

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....