E martë, 25 Janar, 2022
-4.5 C
Tirana

Malësi e Madhe: Arrestohet babai i autorit të vrasjes së dy të rinjve, Rrok Pepaj

Policia ka arrestuar Rrok Pepajn, babain e Danjel Pepajt, i cili është autori i vrasjes së Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Malësinë e Madhe.

Rrok Pepaj u shoqërua mbrëmë në polici, pas gjetjes së trupave të të rinjve në zonën malore të Vrithit.

Pepaj ka qenë personi që gjatë ditës së djeshme, i cili çoi punonjësit e policisë në drejtim të parcelave me kanabis, ku u gjetën edhe trupat. Dyshohet se ai ka dijeni për ngjarjen e rëndë.

Të rinjtë ishin zhdukur që prej datës 3 tetor, dhe trupat e tyre u gjetën ditën e djeshme,  200 metra larg njëri-tjetrit

Klement Pepaj, qëlloi për vdekje me kallashnikov Vilson Çutajn dhe Klement Pepajn, pas një konflikti midis tyre për parcelat me kanabis.

Si ndodhi ngjarja?

Danjel Pepaj i akuzuar nga kushërinjtë e tij për vjedhje kanabisi, i ka dhënë ditën e ngjarjes pas torturës 30 rrënjë kanabisi Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt.

Sapo kanë dalë nga parcela e tij, Danjel Pepaj ka qëlluar dy kushërinjtë, Klement Papajn në ballë dhe nga mbrapa Vilson Çutajn në brinjë. Të dy gjetën vdekjen.

Më pas, ai i ka vendosur flakën gjithë parcelës së tij dhe u largua menjëherë, teksa la trupat e pajetë të kushërinjve pak metra larg.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...