E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Mal Berisha: Vrasja e të riut dhe futja e armës në shtëpinë e tij, zakon serb

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha  ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar ditën e djeshme për Klodian Rashën nga shoqëria civile.

Sipas tij,  vrasja e të riut 25-vjeçar nga ana e policisë së Ramës dhe Lleshajt dhe më pas futja e armës në shtëpinë e viktimës, është një zakon serb anti-Shqiptar i përdorur nga Millosheviçi dhe Aleksandër Vuçiç.

Diplomati Berisha, thotë se historia u përsëri pas 30-vjetorit të Ditës së Rinisë, ku u rrëzua diktatura komuniste, dhe shton se duhet forcë pasi puna ende nuk ka përfunduar.

Postimi i plotë i Mal Berishës:

Çdo durim ka një fund! Vrasja natën, si kjo që policia e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt i bëri Klodian Rashës dhe më pas futja e armëve në shtëpinë e të vrarit është një zakon serb anti – shqiptar i Nikolla Pashiqit – Çebruloviçit – Rankoviçit – Milosheviçit dhe Aleksandër Vuçiçit.

Sa mirë ua kanë mësuar dhe zbatuar zakonet anti – shqiptare pasardhësit e e Enverit, Vukmanoviç Tempos, Miladin Popovicit dhe mikut të ngushtë Aleksandër Vuçiç!

Historia përsërtitet sot në 30-vjetorin e Rinisë Demokratike që rrëzoi diktaturën! Forca djema! Puna ende nuk ka përfunduar!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...