E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Makthi nga koronavirusi mund t’i japë fund lëvizjes pa viza në Evropë

Nga Matina Stevis-Gridneff “The New York Times”

Për Evropën, koronavirusi nuk mund të kishte mbërritur në një kohë më të keqe. Ky ishte viti – me Britaninë që doli nga BE, rrezikun e terrorizmit që po zbehej, dhe krizën e emigrantëve disi të zbutur – kur Bashkimi Evropian kishte shpresuar të ringjallte synimin e tij të dashur për të hapur kufijtë e brendshëm.

Por rastet me koronavirus, janë shfaqur gati çdo ditë në vendet të reja evropiane – Spanjë, Greqi, Kroaci, Francë, Zvicër, dhe të mërkurën e shkuar në Gjermani. Shumë prej tyre mund të gjurmohen në shpërthimin më të madh epidemik të Evropës, në Itali, ku më shumë se 300 njerëz janë infektuar.

Ndërsa virusi po përhapet, janë shtuar thirrjet për mbylljen e kufijve, dhe kjo vjen më së shumti e djathta dhe populistët, të cilët nuk kanë qenë asnjëherë fansa të politikës së kufijve të hapur të bllokut. Deri tani asnjë vend nuk e ka ndërmarrë këtë hap drastik, por privatisht zyrtarët evropianë kanë paralajmëruar se situata mund të ndryshojë shpejt.

Të mërkurën e shkuar, zyrtari më i lartë i bllokut për sëmundjet infektive, tha se Evropa duhej të përgatitej më shumë për emergjencës shëndetësor që mbërthyer veriun e Italisë. “Vlerësimi ynë aktual, është se do të shohim siguri një situatë të ngjashme në vendet e tjera të Evropës, dhe situata mund të ndryshojë nga njëri vend tek tjetri”, tha Andrea Amon, drejtore e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

“Ne duhet të përgatitemi edhe për skenarë të tjerë. Për shembull, për grupe të tjera të mëdha të prekurish diku tjetër në Evropë”- shtoi ajo, duke folur në një konferencë shtypi në Romë. Teksa kërkoi një koordinim shumë më të madh midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ajo rekomandoi që ato të nisin të mbyllin kufijtë e tyre.

Ekspertë të tjerë, argumentuan se një hap i tillë do të kishte në çdo rast përfitime të dyshimta. “Kufizimi i udhëtimeve, është një praktikë që nuk funksionon:njerëzit do ta gjejnë një mënyrë për të lëvizur, dhe kjo masë vetëm mund të ngadalësojë virusin”, mendon dr.Kler Uenhem, nga Nisma Shëndetësore Globale e Shkollës së Ekonomisë në Londër.

Lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave, është një gur themeli i Bashkimit Evropian. Sistemi ka marrë emrin “Shengen”, sipas një qyteti të vogël në Luksemburg, ku u nënshkrua traktati i vitit 1985, që krijoi atë që tani është një zonë me 26 shtete e lëvizjes pa pasaporta.

Evropianët e konsiderojnë atë, si një nga arritjet më të mëdha të bllokut. Por nëse Shengeni ka ushqyer prosperitetin, dhe është shndërruar në një gur themelor të identitetit evropian, ai ka pësuar praktikisht një lloj “vdekje”, si pasojë e 1 mijë goditjeve që ka marrë.

E fundit ndodhi në vitin 2015, kur një numër vendesh e pezulluan Shengenin, për të lejuar kontrollin e plotë mbi kufijtë e tyre, dhe për të penguar refugjatët e zbarkuar në Greqi dhe gjetkë, të zhvendoseshin drejt veriut më të pasur të Evropës.

Rregullat në fuqi, lejojnë rivendosjen e përkohshme të kontrolleve kufitare për shkaqe specifike, përfshirë sulmet terroriste, pengesat ndaj emigrantëve të paligjshëm apo emergjencat shëndetësore. Por çelësi, qëndron tek termi “i përkohshëm”. Një vend mund të pezullojë rregullat e Shengenit, por duhet të shpjegojë se përse po e bën këtë.

Lexo edhe :   Politikanët kërkojnë vaksinimin e fëmijëve

Sipas rregullores aktuale, ai nuk mund të kryejë kontrolle kufitare për më shumë se 2 vjet. Në atë që ekspertët e cilësojnë një abuzim të pastër, Gjermania, Franca, Suedia, Danimarka, Austria dhe Norvegjia, kanë hequr praktikisht dorë nga Shengeni, duke kontrolluar pasaportat e udhëtarëve që vijnë nga shtetet e tjera anëtare gjatë 4 viteve të fundit, dhe kjo përmes manovrave të ndryshme ligjore, për të anashkaluar kufizimin 2-vjeçar.

“Shengeni është në një situatë shumë problematike”, thotë Mari De Somer, drejtuese e programit të emigracionit në Qendrën Evropiane të Politikave me qendër në Bruksel. Ajo thekson rifunksionimi i tij i plotë, varet nga reformimi i sistemit të azilit dhe emigracionit që aplikon Bashkimi Evropian.

Lexo edhe :   Politikanët kërkojnë vaksinimin e fëmijëve

Koronavirusi përbën tashmë një sfidë tjetër, pasi u ka dhënë “municion” të ri nacionalistëve, që kanë dashur kufij më të kontrolluar, edhe para se të mbërrinte ky virus. Erik Çioti, deputeti francez i një rajoni në kufi me Italinë dhe anëtar i partisë së krahut të djathtë, Republikanët, bëri apel për kontrolle të përforcuara kufitare “para se të jetë tepër vonë”.

Marin Lë Pen, udhëheqësja e Tubimit Kombëtare të ekstremit të djathtë, bëri gjithashtu thirrje për mbylljen e kufijve me Italinë. Dhe në Zvicër, vend jo anëtar i Bashkimit Evropian, dhe as i hapësirës Shengen, Lorenzo Kuadri i partisë së krahut të djathtë, Lega dei Ticinesi, bëri thirrje për një politikë të “dyerve të mbyllura”.

Shumë kohë para koronavirusit, shumë nacionalistë, më në krye kryeministrin hungarez, Viktor Orban, ishin ankuar se Evropa nuk mund të kishte kufij të brendshëm të hapur, nëse kufijtë e saj të jashtëm ishin të dobët, duke lejuar hyrjen e pakontrolluar të azilkërkuesve.

Komisioni Evropian, ishte duke u përpjekur të hartonte një plan për të rregulluar sistemin e azilit në Evropë, përfshirë forcimin e Frontex, agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian, duke shtuar stafin dhe fondet, për të rritur aktivitetin e saj në kufijtë e jashtëm të bllokut.

Por ky plani po has në rezistencë, për shkak se synon paralelisht krijimin e një sistemi për shpërndarjen e azilkërkuesve, diçka për të cilën Hungaria ka të ngjarë të vërë veton. Ndarjet mbi këtë politikë janë të shumëfishta. Gjermania do që të gjitha vendet të marrin pjesën e tyre të refugjatëve, pavarësisht nëse u pëlqen kjo gjë apo jo.

Greqia kërkon që azilkërkuesit të zhvendosen shpejt nga qendrat e saj të paraburgimit. Italia nuk do që anijet e shpëtimit të sjellin refugjatë në portet e saj. Lista e ankesave është e gjatë. Zonja De Somer, mendon se është e pamundur të dihet ndikimi i vërtetë i pezullimit të Shengenit, pasi Gjermania dhe vendet e tjera që kanë rikthyer kontrollet e kufirit, kanë ndarë pak informacione mbi mënyrën se si po i përdorin këto kontrolle, dhe me çfarë rezultati.

Gjithsesi, ajo mendon që edhe nëse janë rivendosur kontrollet kufitare për shkak të virusit, kjo mund të jetë një mundësi për të treguar se Shengeni është fleksibël, dhe mund të funksionojë për të mbrojtur qytetarët. ”Nëse ekspertët e shëndetësisë dhe KE e rekomandojnë këtë gjë, atëherë kjo do të tregonte se sistemi mund të funksionojë vërtet, edhe gjatë një emergjence”, theksoi ajo. /TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kishin kthyer shtëpinë në laborator dro*e, dy në pranga

Dy shtetas 32 dhe 33-vjeç janë vënë në pranga në sajë të operacionit të koduar "Baza", pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marë me...

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...