E premte, 10 Korrik, 2020
33 C
Tirana

Makron e mashtroi Ballkanin, pasi synon t’i marrë Gjermanisë drejtimin e Evropës

Më të lexuarat

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

Presidenti i infektuar hoqi maskën në konferencë! Gazetarët, zero tolerancë ndaj tij

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro para disa ditësh konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus. Rikujtojmë se herë pas here ai injoronte pandeminë duke thënë se...

PS do të bashkëpunojë me LSI? Majko flet për koalicionet

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i ftuar në "Repolitix", ka shmangur pyetjen nëse  Erion Veliaj do të jetë pasardhës i Edi Ramës. Ministri zgjodhi...

Shifra të frikshme nga pandemia, 2 pacientë humbin jetën tek Infektivi

Pandemia ka mbërthyer vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sërish për shifra në rritje të të infektuarve. Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar...

Meta publikon fotot me Thaçin nga Gjiri i Lalzit, ja kush tjetër ishte me ta

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga takimi në Gjirin e Lalzit me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi. Nga fotot e publikuara nga kreu...

“Do ta rikthejmë Milanin në një superfuqi”, zyrtari i njohur shpalos planin që ka

Për hir të së vërtetës performanca e Milanit këto kohët e fundit nuk ka qenë shumë e kënaqshme! Të shumtë janë personat që thonë se...

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Paraditen e sotme janë ndjerë lëkundje tërmeti në Ersekë. Tërmeti ishte me magnitudë 3.2 të shkallës rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 18...

Nga Kurt Bassuener & Toby Vogel “EU Observer”

Kur qytetarët imponuan rrëzimin e regjimit në Maqedonisë së Veriut në vitin 2016, ai ishte një moment frymëzues për qytetarët e pakënaqur anembanë rajonit të Ballkanit. Udhëheqës të tjerë autoritarë, si presidenti serb Aleksandër Vuçiç, u paralajmëruan.

Ndaj ai mori me shpejtësi disa masa në fushën politike dhe atë ekonomike, i vendosur të mos lejonte që i njëjti skenar të përsëritej në Beograd. Qeveria e qendrës së majtë në Maqedoninë e Veriut, arriti marrëveshje historike me fqinjët e saj, Bullgarinë dhe Greqinë.

Me këmbënguljen e Athinës, ajo e ndryshoi emrin, duke i dhënë fund një mosmarrëveshje çerekshekullore, që kishte bllokuar rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Bashkimi Evropian reagoi duke premtuar se do të çelte bisedimet e anëtarësimit.

Ndërkohë, ish-kryeministri Nikola Gruevski u arratis nga vendi me ndihmën e diplomatëve hungarezë, duke iu shmangur drejtësisë. Ai është sot një mysafir i kryeministrit hungarez Viktor Orban, shpirti i tij ideologjik binjak brenda BE-së.

Në samitin e javës së kaluar në Bruksel, BE nuk mbajti premtimin ndaj vendeve të Ballkanit. Ndërsa vendimi ishte shtyrë 2 herë në të shkuarën, Franca këmbënguli të mbajë peng gjithë procesin e zgjerimit. Ajo kërkoi një rishikim të metodës së pranimit të anëtarëve të rinj, para se të nisin bisedimet me dy kandidatët aktualë: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Nëse kërkesa e mjegullt e Francës qëndron në fuqi, zgjerimi i BE-së për ata që nuk janë duke negociuar, do të jetë diçka që i përket së kaluarës. Dhe kushtet për ato vende që janë tashmë në proces – Serbia dhe Mali i Zi – nuk do të ishin aspak transparente.

Së fundmi, ka një rrezik serioz për rikthimin e Gruevskit në zgjedhjet e parakohshme, që janë thirrur të mbahen në prillin e vitit të ardhshëm në Maqedoninë e Veriut, pikërisht pas vetos së Francës kundër çeljes së negociatave. Në një sjellje të paprecedentë të vandalizmit politik, Makron sabotoi një politikë që deri vonë shihet si një funksion thelbësor i BE-së, dhe që është e vetmja strategji e Brukselit, në raport me fqinjët e tij në Ballkan.

Ai ka të drejtë kur thotë, se është i nevojshëm një rishikim i politikave të zgjerimit. Kjo pasi vendet që janë në pararojë, Mali i Zi dhe Serbia, kanë pësuar vitet e fundit një prapambetje domethënëse demokratike dhe të sundimit të ligjit, që e hedh poshtë teorinë, sipas së cilës sa më pranë është një vend është pranë BE-së, aq më i fortë është motivimi i tij për t’u reformuar.

Por Makron nuk dëshiron realisht të reformojë procesin e pranimit. Ai dëshiron që ta shkatërrojë atë. Këshilli aktualisht Evropian, e ka afruar shumë me atë synim. Përkundër shumë pritshmërive, ai nuk u tërhoq as përballë kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel. Ai rezistoi kundër pothuajse të gjitha vendeve të tjera anëtare, duke këmbëngulur që vendimi mbi 2 vendet ballkanike të shtyhet, deri pas një rishikimi të politikave të zgjerimit.

Franca thotë se si Maqedonia e Veriut, dhe sidomos Shqipëria, nuk kanë përparuar aq sa duhet për të nisur negociatat e anëtarësimit, dhe se procesi i anëtarësimit nuk është më i përshtatshëm për misionin në fjalë. Por asnjë nga këto argument, nuk është plotësisht i pavërtetë.

Lexo edhe :   Greqia paralajmëron se do të mbyllë kufijtë me Ballkanin
Lexo edhe :   Greqia paralajmëron se do të mbyllë kufijtë me Ballkanin

Dhe ato nuk përbëjnë as tablonë e vërtetë. Një nga elementet, është mungesa e kritikave ndaj  Serbisë dhe Malit të Zi, pavarësisht kapjes së shtetit në këto vende nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Mënyra se si janë artikuluar qëndrimet e Francës – pa ndonjë specifikim të asaj që duhen të bëjnë 2 vendet kandidate, për të përmbushur kërkesat franceze, dhe pa propozime specifike se si do të reformohet procesi – sugjeron që për Makronin, ajo çka është në lojë është lidershipi i Francës në një BE post-Brexit.

Shtetet e Ballkanit, dhe zgjerimi në përgjithësi, janë thjesht një dëm anësor në përpjekjen e tij për epërsi ndaj Gjermanisë. Nëse BE-ja, po flet ende për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi, nuk ka asnjë arsye objektive se përse nuk duhet të mos ta bëjë këtë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Gjendja aktuale brenda BE-së është e zymtë. Aty po lindin një sërë demokracish jo-liberale, me në krye Hungarinë. Që të gjitha ato janë shtetet anëtare, që iu bashkuan unionit në vitin 2004 ose më pas. Por argument, sipas të cilit BE duhet të bllokojë për momentin zgjerimin, është dritë-shkurtër.

Në fakt, lufta për vlerat dhe standardet në vendet që aspirojnë të jenë pjesë e familjes evropiane, është pjesë e luftës për të njëjtat vlera dhe standarde brenda unionit. Edhe pse e portretizon veten si anti-Orban në establishmentin e BE-së, Makron e ka bërë aleat Orbanin, dhe liderët e tjerë jo-liberalë në periferinë e BE-së.

Këtu përfshihet edhe presidenti serbi Vuçiç. Kjo qasje, përfshin dakordësinë e Makron ndaj ndryshimeve etno-territoriale të kufijve, duke filluar me një “shkëmbim territorial” të propozuar nga Vuçiç dhe homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi. Për këtë çështje, Makron është rreshtuar me presidentin amerikan Donald Trump, kundër kancelares gjermane Angela Merkel.

Me këto sjelle ai e bën më të fortë, dhe jo më të dobët sëmundjen e populizmit nacionalist, bashkë me të gjitha efektet e veta shoqëruese, përfshirë mohimin e krizës së klimës. Nëse Makron beson se kjo politikë do ta mbrojë atë në politikën e brendshme, ka të ngjarë që të zhgënjehet.

Anti-liberalët e Evropës, po i koordinojnë veprimet e tyre përtej shteteve anëtare të BE-së. Dhe në fakt përtej kufijve të Evropës. Makron duket se beson se mund të mbrojë më mirë vizionin e tij për një BE si një Fortesë e Evropës, duke i shmangur aleancat me eksponentët popullorë të vlerave themelore të BE-së jashtë radhëve të saj.

Kjo politikë është e dënuar që të dështojë. Ajo do ta dobësojë Evropën, pikërisht në kohën kur ajo duhet të konsolidohet rreth vlerave të saj themelore, për t’u përballur me një sfidë të paparë sociale dhe civilizuese./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Xhemi Shehu largohet nga “Top Channel”

Moderatorja simpatike e ekranit, Xhemi Shehu, është larguar nga "Top Channel". Pak kohë më parë u përfol për një largim të mundshëm të trupës...

“Marrëveshja e 5 qershorit nuk preket”, Rama flet për kushtet e PD (VIDEO)

Në prani të Edi Ramës, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca mbështet edhe hapjen e listave, kërkesë kjo e opozitës parlamentare. Në një konferencë të...

Kërkesat e opozitës së re/ Rama: Mbështesim hapjen e listave (VIDEO)

Mazhoranca ka vendosur që të votojë nismën e opozitës parlamentare për listat e hapura. Në një deklaratë për median, kreu i grupit parlamentar të...

Shtyhet takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel

Samiti i paralajmëruar për një kohë të gjatë nga Franca dhe Gjermania me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, u zhvillua virtalisht të premten dhe kjo...

Takimi Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Prishtina na vendosi ultimatume

Ka përfunduar takimi i shumëpërfolur mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë takim online, presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se kryeministri i Kosovës Avdullah...